“Shkoni deri në Çagllavicë” – Zogaj: Rrugën deri te rrethi me flamur do ta bllokojmë në mandatin e radhës

Prishtina

“Shkoni deri në Çagllavicë” – Zogaj: Rrugën deri te rrethi me flamur do ta bllokojmë në mandatin e radhës

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:17
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se vendimi për zgjerimin e sheshit deri tek Katedralja është i prerë, derisa shtoi se konsideron që zgjerimi deri tek rrethi me flamur është çështje për mandatin e ardhshëm.

“Së pari prej hotelit Grand deri tek Katedralja, kryetari po e përmend edhe rrethin me flamur, por unë konsideroj që ajo është e mandatit të radhës, e jo e këtij mandati. Deri te katedralja është vendim i prerë, e kemi projektu e kemi nda buxhetin edhe pritet që shumë shpejtë gjatë javëve të ardhshme ta prokurojmë”, tha ai.

Pasi u përmend zgjerimi deri te rrethi me flamur, reagoi analisti Valon Syla.

“Ja ka nis mu ndalë ka pak, për neve deri në Çagllavicë le të shkon por…”, tha Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat