Të premten mbyllet rruga “Skënderbeu” në Bardhosh

Prishtina

Të premten mbyllet rruga “Skënderbeu” në Bardhosh

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllë të premten rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh.

Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet nga ora 6 deri në orën 18:00 për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit.

“Kërkojmë nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga ‘Skënderbeu’ dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit në rrugën "Skënderbeu" në Bardhosh, rruga do të mbyllet tërësisht :

Të Premten, më datë 24.11.2023,

Nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Kërkojmë nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga "Skënderbeu" dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat