Rama njofton për lansimin e aplikacionit ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për problemet në infrastrukturë

Prishtina

Rama njofton për lansimin e aplikacionit ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për problemet në infrastrukturë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:13
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është lansuar aplikacioni “Raporto problemin”, ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe probleme të tjera.

Sipas Ramës, ky aplikacion do të bëjë ndryshime thelbësore.

“Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes Aplikacionit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës. Ky inovacion do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën tonë komunale.

 Përmes këtij Apliakcioni ju mund të: Raportoni çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe shumë të tjera”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat