​Gjendja me ujin e pijshëm, flasin nga IKSHPK-ja

Prishtina

​Gjendja me ujin e pijshëm, flasin nga IKSHPK-ja

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta të manganit në ujin e liqenit të Badovcit dhe rrjetin shpërndarës, dhe por nuk ka vend për panik.

Në një komunikatë për media, IKSHPK thotë se uji nga Badovci mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit, si dhe për nevoja të tjera.

Uji në rajonet që furnizohen nga liqenet akumulues Batllava dhe Ujmani mund të përdoren për pije pa përkufizim. Shpëlarja e rezervuarëve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit), thuhet në komunikatë.

Zonat të cilat mbesin nën përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije nga Fabrika e ujit në Badovc janë të njëjtat:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Swiss Village, fshatrat Preoc, Çagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja “Qershia”, lagjja “NIC”, zona afër xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen “Kodrina”, objektet “Tregtia”, “Iliria Building”, objektet e “Standardit” (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “Te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në “Bregun e Diellit” zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”.

Ndryshe, bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës, dhe po vazhdon bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” deri në normalizimin e vlerave të manganit, ndërsa i bëhet thirrje popullatës që lidhur me këtë çështje t'i referohet vetëm njoftimeve zyrtare të këtyre dy institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat