Trafiku Urban me lutje për prindërit: Mos i lejoni fëmijët t’i gjuajnë autobusët

Prishtina

Trafiku Urban me lutje për prindërit: Mos i lejoni fëmijët t’i gjuajnë autobusët

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

31 tetori është data kur shënohet edhe festa e njohur si Halloween.

Në këtë natë anëkënd botës fëmijët, por edhe të rriturit ngjyrosen edhe vishen në formën e personazheve të ndryshme, kryesisht të frikshme dhe kërkojnë para apo ëmbëlsira në qytet.

Është rit i kësaj feste që në rast se personat që nuk japin para apo ndonjë ëmbëlsirë, të gjuhen me vezë.

E kjo ka shqetësuar drejtuesit e Trafikut Urban, që jo rrallëherë ishin cak i gjuajtjeve me vezë apo mjeteve tjera.

Edhe autobusët e kësaj kompanie ishin dëmtuar nga këto veprime.

Kjo kompani e transportit ka një kërkesë për prindër.

Trafiku Urban i lut ata që të kujdesen për fëmijet e tyre.

“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat