Ndërmarrja “Gjelbër” bën shpërndarjen e fidanëve të kultivuara në lulishten e saj

Prishtina

Ndërmarrja “Gjelbër” bën shpërndarjen e fidanëve të kultivuara në lulishten e saj

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërmarrja Publike Lokale “Gjelbër” ka bërë shpërndarjen e fidanëve të kultivuara në lulishten e ndërmarrjes. Andi Belegu, nga kjo ndërmarrje, tha se për shkak të ndërrimit të emrit të ndërmarrjes kanë vendosur që të bëjnë shpërndarjen e 100 fidanëve.

Ai madje ka shpalosur aktivitet gjatë javës që kanë të bëjnë me promovimi e parkut te Biblioteka Kombëtare e një aktiviteti me fëmijët.

Krejt kjo sipas tij, me qëllim që të përmirësohet gjendja e mjedisit dhe ajrit në Prishtinë.

Sot kemi vendosur që të i’u tregojmë qytetarëve që ne përveç kultivues të gjelbërimit në kryeqytet jemi po ashtu edhe gardian të shëndetit mjedisor, prandaj kemi vendosur që si aktiviteti i parë për shënimin e ndryshimit të emrit të i dhurojmë 100 fidanë të kultivuara në lulishten tonë për qytetarët në sheshin e Prishtinës”.

Po ashtu ai shtoi se kjo jave quhet  java e gjelbër përveç këtij aktiviteti kemi edhe dy aktivitete të tjera të cilat do të mbahen në ditët në vijim. Një aktivitet do të jetë promovimi i projektit për parkun e ri që do të bëhet përball Bibliotekës Kombëtare të kryeqytetit dhe pastaj gjatë javës kemi edhe një aktivitet tjetër me fëmijë të cilët do të vizatojnë disa punime dhe do të tregojnë ata se si e shohin Prishtinën e gjelbër meqë misioni dhe vizioni i organizatës ndërmarrjes tonë është një Prishtinë e gjelbër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat