Nga 23 tetori hyn në fuqi ndryshimi i disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban

Prishtina

Nga 23 tetori hyn në fuqi ndryshimi i disa linjave të autobusëve të Trafikut Urban

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 23 tetor do të hyjë në fuqi ndryshimi i shtrirjes së rrjedhjes së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.

Po ashtu, në njoftim thuhet se është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit: Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00.

Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë.

“Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat