Nesër në Prishtinë do këtë ndryshime në Trafikun Urban

Prishtina

Nesër në Prishtinë do këtë ndryshime në Trafikun Urban

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Trafiku Urban ka njoftuar se linjat 1A, 3, 4 dhe 7C do të kenë ndryshim të përkohshëm në rrjedhën e qarkullimit nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Vendimi është bërë i ditur nga Trafiku Urban në anë të rrjeteve sociale.

“Me datë 22.09.2023, nga ora 10:00 deri në ora 15:00, linjat: 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë rrjedhën e tyre si më poshtë:

– Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë – Fushë Kosovë.

– Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës “Agim Ramadani,” pa kaluar në qendrën e qytetit.

– Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin “Bill Klinton“, pastaj do të vazhdojë në rrugën “Ilaz Kodra” dhe do të kthehet në rrugën “Tahir Zajmi“ thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat