Pamjet/ Festë e çmendur e ditëlindjes ku u shkrepen qindra plumba në Prishtinë

Prishtina

Pamjet/ Festë e çmendur e ditëlindjes ku u shkrepen qindra plumba në Prishtinë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 00:46
Foto ilustrim

Breshëri plumbash u shkrepën pa kontroll me kallash e pistoletë në një aheng që është organizuar këtë fundjavë diku në një fshat të Prishtinës nga persona të pa njohur deri me tani.

Një video që ka ardhur përmes e-mail’it të Gazetës Insajderi nga persona anonim thuhet se ngjarja ka ndodhur në ditë të fundjavës në një fshat të Prishtinës.

Besohet që gjithë kjo festë ishte mbajtur për ditëlindjen e njërit nga personat që në mënyrë të “çmendur” kanë shkrepur rreth 500 plumba.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta, shtëpia ku shihet se janë shkrepur plumbat është marr me qera për një natë.

Video duket se është publikuar në rrjetin “Snapchat” dhe janë bërë tag disa emra të personave që kanë qenë të pranishëm.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat