Vërshohen disa lagje në kryeqytet, shkaktohen vështirësi në qarkullim

Prishtina

Vërshohen disa lagje në kryeqytet, shkaktohen vështirësi në qarkullim

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Reshjet e mëdha të shiut që ranë të enjten pasdite në Prishtinë kanë shkaktuar vërshime në lagjet “Dardania” dhe “Lakërishtë” në kryeqytet.

Ekipe të KP kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tuneli te Stacioni i Autobusëve tërësisht i mbuluar nga uji.

Vërshimet në këto lagje kanë shkaktuar vështirësi për autobusët dhe veturat në Prishtinë.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka njoftuar se të gjitha ekipet dhe operatorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë në teren, duke ndihmuar Drejtorinë për Siguri e Emergjenca dhe Zjarrfikësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat