Rama në Ditën e Çlirimit të Prishtinës: Falë të rënëve populli e shijon lirinë sot

Prishtina

Rama në Ditën e Çlirimit të Prishtinës: Falë të rënëve populli e shijon lirinë sot

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 14:17
Përparim Rama

Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama, bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta, sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.

Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre, populli e shijon lirinë sot.

“Me nderim dhe mirënjohje të thellë, sot përulemi para atyre që rezistuan dhe luftuan për lirinë e Prishtinës. U bëjmë homazh dëshmorëve të rënë dhe i drejtojmë lutjet tona për familjet e tyre, sepse janë ato që mbajnë barrën e sakrificës dhe na frymëzojnë me përkushtimin e palëkundshëm ndaj çështjes sonë fisnike”, ka shkruar Rama.

Kjo ditë do të shënohet me disa aktivitete në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat