Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19

Prishtina

Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 20:58
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së numrit të  rasteve të reja me koronavirus.

Ahmeti u shpreh se është e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë, pasi që partitë politike sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshme gjatë fushatës.

“Duke marrë parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë. 

Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes.  Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe”, shkroi Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat