“Klani Pronto, tash PAN duhet t’i nënshtrohet ligjit antimafia”

Politika

“Klani Pronto, tash PAN duhet t’i nënshtrohet ligjit antimafia”

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 16 korrik 2018 Në ora: 22:01
Ilustrim

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm që të ndihmojë Kosovën në procesin e vettingut, nëse ajo është e interesuar që ta fillojnë atë, ngjashëm me Shqipërinë.

Një zyrtar i BE-së ka thënë se vendimi mbi vettingun eventual në Kosovë i takon institucioneve në Prishtinë dhe se nëse vendimi është pozitiv, Komisioni Evropian do të ishte gati të ndihmonte.

Lidhur me këtë dhe nevojën që të ketë vetting në Kosovë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ai është i nevojshëm dhe se ligji i vettingut dhe ai antimafia duhet të nxirren nga Kuvendi.

Image
Blerim Burjani

“Po do të ishte e dëshirueshme të këtë vetting, është shumë i nevojshëm për të ndarë trendin negativ të zhvillimeve. Kosova ka nevojë edhe për ligjin antimafia, edhe pse kjo klasë politike nuk do të zbatojë asnjë ligj që konfiskon pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. Klani Pronto, e tash klani PAN duhet gjithqysh t’i nënshtrohet ligjit antimafia dhe ligjit vetting, mendoj se patjetër duhet të nxirren këto ligje nga Kuvendi i Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, vettingu nuk do të votohej nga Klani Pronto dhe PAN, por duhet të pritet që të ndërrohet qeverisja dhe të zbatohet.

“Vettingu në Kosovë nuk mund të zbatohet për shkak se klani Pronto dhe PAN nuk do ta votojnë, me rëndësi është të votohen, për zbatim mund të pritet deri ndërrimin e qeverisjes në vend, klani PAN do të ndalë çdo ligj të tillë sepse ata duhet t’i nënshtrohen, drejtësia e kapur nuk gjasa të zbatojë. Por, herë do kur duhet të nxirren këto ligje”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat