Jo amnisti ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë - Bota Sot
Jo amnisti ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë

Politika

E shtunë, 21 korrik 2018

Jo amnisti ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 korrik 2018 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku- Rexhepi ka deklaruar se dialogu është dera e vetme për përafrim ndërmjet dy vendeve të dala nga një luftë e rëndë.

Image
Valentina Bunjaku- Rexhepi

“Paqe mes dy vendeve tona fqinje Kosovës dhe Serbisë është shumë e qartë se nuk mund të këtë në një të ardhme të afërt. Dialogu është dera e vetme për përafrim ndërmjet dy vendeve të dala nga një luftë e rëndë, më shumë viktima dhe pasoja të rënda për shqiptarët. Megjithatë mendoj se duhet shkuar hap pas hapi në një marrëveshje e cila duhet të jetë dobishme për të dy vendet!”, ka thënë ajo për “Bota sot”. Për më tepër, ajo ka shtuar se shqiptaret janë viktime e luftës dhe Serbia duhet të dënojë masakrat ndaj civileve dhe dëmet e shkaktuara. “Mendoj se së pari Serbia duhet të gjejë kufomat e shqiptareve për të cilët në ende nuk dimë ku gjenden. Serbia duhet kërkuar falje për luftën dhe dëmet që i shkaktoi shqiptareve në luftën e fundit. Shqiptaret janë viktime e luftës dhe Serbia duhet të dënojë masakrat ndaj civileve dhe dëmet e shkaktuara!”, ka potencuar deputetja e LDK-së.

Për më tepër, ajo ka shtuar se për këto krime nuk mund të ketë amnisti as nga liderët tanë e assesi nga populli shqiptar.

“Në marrëveshjen për dialog nuk mund të diskutohet për amnisti, për falje të krimeve !! Nëse harrojmë apo falim krimet e Serbisë dyshoj të na përsëritet historia! Plagët i kemi ende të freskëta dhe dialogu i mirëfilltë hap rruge për marrëveshje por jo për amnisti ndaj krimeve të Serbisë në Kosovë!!”, ka përfunduar deputetja  Bunjaku- Rexhepi për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test