A mund të shfuqizohet Gjykata Speciale? Tregon njohësi i çështjeve juridike - Bota Sot
A mund të shfuqizohet Gjykata Speciale? Tregon njohësi i çështjeve juridike

Politika

E hënë, 23 korrik 2018

A mund të shfuqizohet Gjykata Speciale? Tregon njohësi i çështjeve juridike

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 qershor 2018 Në ora: 11:35
Selia e Gjykatës Speciale

Njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se asnjë individ mund t’i hyjë luftës kundër BE-së dhe ShBA-së për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Gjykata Speciale është një projekt disa vjeçar, e krijuar për të pastruar imazhin e Kosovës, për disa krime të supozuara.

Image
Lirim Zorra

“Nuk besoj se ndonjë individ veçanërisht mund t’i hyjë luftës kundër BE-së dhe ShBA-së për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, sepse është një projekt disa vjeçar dhe po ashtu një angazhim i zyrtarëve të lartë të BE-së dhe ShBA-së për këtë gjykatë,  për të pastruar imazhin e Kosovës që nga pas lufta për disa krime të supozuara”, është shprehur Zorra.

Tutje, Zorra potencon se as presidenti Hashim Thaçi nuk i hynë kësaj beteje, pasi që, ai thotë se kjo gjykatë tashmë është në fazën e ngritjes së aktakuzave.

“As presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte përpjekur ta pengoj ose ta shfuqizojë, nuk i hynë më kësaj beteje sepse është në fazën e ngritjes së aktakuzave dhe po ashtu sfida kryesore e kësaj gjykate është sigurimi dhe mbrojta e dëshmitarëve sepse pa ta nuk mund të këtë aktakuza dhe procese gjyqësore”, përfundoi njohësi i çështjeve juridike, Lirim Zorra, për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test