“Dialogu me Serbinë nuk duhet të jetë përgjegjësi e individëve” - Bota Sot
“Dialogu me Serbinë nuk duhet të jetë përgjegjësi e individëve”

Politika

E premte, 17 gusht 2018

“Dialogu me Serbinë nuk duhet të jetë përgjegjësi e individëve”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 8 qershor 2018 Në ora: 15:20
Bisedimet Kosovë-Serbi

Faza finale e dialogut me Serbinë nuk duhet të jetë në përgjegjësi të individëve të caktuar, por dialog i menduar mirë dhe i orkestruar. KËshtu vlerëson drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku Sipas tij, dialogu me Serbinë nuk mund të jetë përgjegjësi individësh dhe se për gjendjen në veri të Kosovës përgjegjësi kanë të gjitha partitë politike parlamentare apo në pushtet.

“Ndërtimi i besimit për udhëheqje të dialogut do të ndërtohet nga disa faktorë kompleks. Disponimi i opozitës për mbështetje në këtë proces është shumë i rëndësishëm në veqanëti në Kosovë, faktor tjetër është niveli i përfaqësimit të Serbisë në fazën finale të dialogut, që nënkupton se nëse Serbia përfaqësohet nga Presidenti i vendit të njejtën gjë duhet të e bëjë edhe Kosova,  dhe i treti, që mund të jetë edhe përcaktues është rekomandimi që bashkësia ndërkombëtare bënë për prijës në këtë proces shumë të rëndësishëm”, ka thënë Selim Daku për “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test