“Tryezat e kota të udhëhequra nga analfabetët”

Politika

“Tryezat e kota të udhëhequra nga analfabetët”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 maj 2018 Në ora: 15:57
Tryeza e LDK-së

Tryezat e partive janë para institucionale dhe nuk kanë asnjë karakter obligative përfillëse të vendimeve apo thjesht debateve që bëhen aty. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani ku sipas tij, tani ka ardhur moda që secila parti e ka radhën e vet për të organizuar tryeza të tilla, të cilat ngjasojnë me OSBE-në dhe forumin e partive politike të vitit 2000.

“Këto tryeza nuk kanë asnjë obligim që të përfillen vendimet e tyre, sepse Kosova e ka Kuvendin ku duhet të debatohet e vendoset si dhe vendi ku duhet të ketë konsensus polik për çështje të tilla. Pra nuk i kuptojë se çfarë janë këto tryeza përballë institucionit më të lartë përfaqësueses të popullit Kuvendit te Kosovës që është i vetmi organ ku duhet të ketë debate obligative të ligjshme, vendimmarrëse dhe të hapura për qytetaret. Këto tryeza nuk janë obligative për partitë politike janë thjesht për të diskutuar dhe asgjë tjetër”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, kjo fazë e tryezave para institucionale duhet të rishikohen dhe të shkohet në kuvend për të gjitha debate, llojet e vendimeve që duhet të nxjerrën.

Image
Blerim Burjani

“Këto parti ende jetojnë me frymën para insitucionale sikur mos të kishte kuvend ku duhet të folët. Pra Kuvendi është organi më i lartë shtetëror ku duhet të arrihet konsensusi për tema e mëdha, edhe pse këto tryeza mund të vazhdojnë lirshëm në debate jo obligative për të nxjerr vendime. Kam thënë edhe më herët se këto tryeza nuk zgjidhin problemin e reformës zgjedhore, sepse nuk ka rrëfim zgjedhore në kuptim thelbësor dhe domethënës për qeverisjën me shtetin. Po ashtu mendoj se duhet të ndryshohet sistemi proporcional në mazhoritar pasi ai sistem prodhon gjasa për të hy në Kuvend”, ka thënë Burjani duke shtuar se mund të hyjnë tri parti dhe partitë e pakicave kurse tjerat shuhen.

Ai ka thënë rasti i Shqipërisë e ka dëshmuar se përveç rasteve ndërkombëtare të shumta, është edhe rritja e pragut zgjedhor dhe 10 % ku mund të jetë i mundshëm.

“Por kjo nuk do të qon në konsensus tek partitë e shumta të vogla që e don politikën më shumë se bukë që hanë. Pra nuk ka reformë në kuptimin esencial, as zona zgjedhore sepse vendosja e zonave zgjedhore, zbret votat e partive të vogla shumë dhe i shuan ato, për shkak se partitë e vogla humbin vota shumë në zona. E gjithë kjo varet se ku është e koncentruar vota e tyre. Po ashtu mendoj se edhe po të ketë vota të pakta të tyre në disa zona ato i humbasin, sepse proporcion bëhet vetëm brenda zonës, e jo si tash ku Kosova është një zonë zgjedhore”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, çështja e themelimit të ushtrisë varet nga dyfishi i votave të pakicave serbe.

“ Mendoj se as kjo çështje nuk do të ketë sukses me këto tryeza, përderisa i vetmi konsensus mund të arrihet me asociacionin dhe themelimin e grupit të unitetit për të biseduar me Serbinë, duke i hequr analfabetët që quhen koordinator që nuk kanë lidhje me këtë dialog. Po ashtu kjo Qeveri është anlafabetike për këto tema dhe tema tjera të shumta për të gjitha, dhe nuk mendoj se ka gjë prej kësaj. Të tillët madje nuk janë as profesionist, meqë dihet se për të qenë vizionar si kryeministër duhet të kenë përvojë së paku 20 vjet në politika zhvillimore të shtetit. Pra ky është zëri, sepse të ketë mandatar që ka qenë i papunë dhe është marr gjithë kohën me pallavra të këtij tipi të politikës që bëhet në këtë shtet është tragjike, andaj edhe këto tryeza janë të kota”, ka thënë njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat