Deputeti i PDK-së tregon se kur do të mbahet tryeza e radhës

Politika

Deputeti i PDK-së tregon se kur do të mbahet tryeza e radhës

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 5 maj 2018 Në ora: 15:04
Pamje nga tryeza e kaluar

Pas LDK-së, është PDK-ja partia pasuese që do i mbledhë të gjitha subjektet në një tryezë të përbashkët. Por, ndonëse nuk dihet se kur do të zhvillohet ky takim, nga ky subjekt shpresojnë se të gjitha partitë politikë do të jenë pjesë e saj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se kjo tryezë është në interes të të gjithëve.

Për këtë, ai thotë se presin që të gjitha partitë politike të jenë bashkë për t’i trajtuar çështjet e mëdha.

Image
Zenun Pajaziti

“Nuk kam ende informata lidhur me tryezën se kush e ka konfirmuar e kush jo, por ne presim që të gjithë të marrin pjesë, sepse kjo nuk është në interes të një subjekti politik, por kjo është në interes të të gjithëve dhe presim që të gjitha partitë politike të jenë bashkë, për t’i trajtuar çështjet që janë në interes për vendin tash”, u shpreh Pajaziti.

Ndërsa, i pyetur se kur pritet të mbahet kjo tryezë, Pajaziti u shpreh se mbetet që kryetari i PDK-së me përfaqësuesit e partive tjera të vendosin.

“Mbetet që kryetari i Kuvendit të Kosovës, që është edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, me agjendën e vet dhe me agjendën e përfaqësuesve të partive politike të vendosin”, përfundoi deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti për “Bota sot”.

Kujtojmë se tryeza e LDK-së u mbajt më 25 prill, ku të gjitha subjektet ishin prezentë. Nga aty u dakorduan se tryezat duhet të vazhdojnë me synim gjetjen e konsensusit për çështjen e rëndësishme që e presin Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat