Njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi, ka folur për “Bota sot” pas situatës së krijuar se fundi në Kosovë, pas largimit të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.
Mehazi ka paralajmëruar LDK-së, që sipas tij gabimi i madh do të jetë nëse LDK-ja, do të hyjë në Qeveri me grupet partiake qeveritare kriminele të tipave të Ramushave e Kadrijave.
Sipas tij, LDK-ja në vend që të hyjë në qeveri, me largimin e "Srpska Zajednicës", ajo duhet të bënte krizë qeveritare për të hyrë në zgjedhje të parakohshme parlamentare për të larguar të keqen qeveritare.
“Nëse LDK-ja hyj në qeveri atëherë jo vetëm që bëhet pjesë e së keqes së kësaj qeverie, por dhe më shumë e ushqen dhe e forcon këtë të keqe qeveritare në krye me Ramushin”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.