“Ambasadorët të zgjedhur me nepotizëm, po ia humbin njohjet Kosovës” - Bota Sot
“Ambasadorët të zgjedhur me nepotizëm, po ia humbin njohjet Kosovës”

Politika

E shtunë, 24 shkurt 2018

“Ambasadorët të zgjedhur me nepotizëm, po ia humbin njohjet Kosovës”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 14 shkurt 2018 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Ka kohë që ka stagnuar numri i njohjeve për shtetin e Kosovës. Derisa më fillimin e shpalljes së pavarësisë, ‘shpërthyen’ disa njohje, tashmë ato janë shumë të rralla.

E sipas njohësit të çështjeve politike, Nexhat Haziri ka disa shkaqe për të cilat kanë stagnuar njohjet për shtetin e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Së pari ka ndikuar profili i politikanëve të Kosovës, bartës të institucioneve më të larta të vendit, si presidenti, kryeministri, kryeparlamentari të cilët nuk kanë një kredibilitet në rrafshin ndërkombëtar për ta përfaqësuar Kosovën. Po  ashtu edhe skandalet që prodhoi qeverisia e tyre, izolimi nga faktori ndërkombëtar. Krimi dhe korrupsoni kanë ndikuar që Kosova në rrafshin ndërkombëtar të mos shihet një shtet me prespektivë demokratike. Këtu mund të flasim edhe për një diplomaci të dobët që ka Kosova, pasi në krye të sajë kemi një biznismen që lë shumë për të dëshiruar në atë që ai e koncepton se çfarë do të thotë të jesh kryediplomat i një shteti”, vlerëson Haziri.

Ndër të tjera si shkak tjetër e përmend edhe emërimin e ambasadorëve të Kosovës nëpër shtetet tjera.

“Po ashtu edhe në ambasada të Kosovës, kemi ambasador që këtë post e gëzojnë falë lidhjeve partiake, nepotizmit, servilitetit, e jo në bazë të meritokracisë”, thotë ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test