Kosova e vonuar në integrime, fajtorë politikanët

Politika

Kosova e vonuar në integrime, fajtorë politikanët

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 shkurt 2018 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

“Pra, fajtori kryesor se pse Kosova mbetet vendi më i izoluar në Evropë, pos qasjes me standarde të dyfishta të Bashkimit Evropian janë partitë politike në pushtet, si pozita dhe opozita. Kosova nuk plotëson kushtet për anëtarësim në BE, por nuk kam dyshim që kushtet për lëvizje pa viza nuk i plotëson. Kosova duhet të ndërtojë institucione kredibile dhe të qëndrueshme për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare. Një qeveri stabile, e cila përmes ekspertëve qartëson dhe implementon objektivat afatmesme në arenën ndërkombëtare, do t’i sillte sukses Kosovës në rrugën e saj integruese”, ka vlerësuar Selim Daku për “Bota sot”.

Së fundmi është prezantuar Strategjia e re e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, sipas të cilës vendeve të Ballkanit Perëndimor u ofrohet perspektivë e qartë integruese, por që BE-ja nuk do të importojë mosmarrëveshje brenda saj, kështu që vendet që mëtojnë integrimin, duhet t’i zgjidhin paraprakisht mosmarrëveshjet.

Kjo strategji është shpalosur nga Presidenti i Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

“Populli i Ballkanit dhe liderët e këtyre vendeve e kanë bërë një zgjedhje të drejtë, që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne, mund t’ju themi atyre se edhe ne e kemi bërë zgjedhjen e njëjtë, pra u japim perspektivën e qartë evropiane atyre”, ka deklaruar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Strategjia e re, ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bonjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat