Ja kush po e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën

Politika

Ja kush po e bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 shkurt 2018 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, mban përgjegjësi politike dhe institucionale pse qytetarët e Kosovës ende nuk mund të udhëtojnë pa viza nëpër shtetet e Bashkimit Evropian, ani pse një premtim të tillë e kishte bërë kohë pas kohë dhe në mënyrë shumë bindëse.

Haradinaj edhe gjatë fushatës elektorale premtonte se me ardhjen e tij në pushtet, Kosova brenda tre muajve do të ketë liberalizimin e vizave, më pas në fund vit Kosova do të del nga geto por që asnjëra nga këto nuk ndodhen dhe edhe nëse çështja e demarkacionit kalon në Kuvend liberalizmi i vizave tashmë nuk është i sigurtë.

Image
Behxhet Shala

Lidhur me këtë, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala ka thënë se me miratimin e Demarkacionit, liberalizimi i vizave nuk është i sigurtë.

“Sepse në qoftë se ta zëmë që kuvendi kalon demarkacionin brenda 10 ditëve kjo absolutisht nuk garanton se ju do t’i kemi vizat. Unë mendoj se kushti kryesore është luftimi i korrupsionit dhe po shihet se shumë pak po bëhet në këtë drejtim. Pra, nuk është një çështje se demarkacioni e bllokon Kosovën. Kosovën e bllokojnë shumë procese të tjera që është lufta kundër korrupsionit që nuk po ka rezultate në të gjitha nivelet”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat