Qeveria të zbatojë memorandumin me Ambasadën Britanike - Bota Sot
Qeveria të zbatojë memorandumin me Ambasadën Britanike

Politika

E enjte, 24 maj 2018

Qeveria të zbatojë memorandumin me Ambasadën Britanike

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 4 shkurt 2018 Në ora: 19:09
Ambasada britanike kishte thënë se kandidati i vetëm që i kishte plotësuar kriteret për këtë pozitë nuk është emëruar.

Më 10 tetor të vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj, ka nënshkruar një marrëveshje memorandumi me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell për të ndihmuar ekzekutivin në zgjedhjen e njerëzve me të mirë në institucionet publike.

Qeveria Haradinaj, duhet të anulojë konkursin e fundit për emërimin e Burim Rrecajt në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë, për të cilën ka dal kundër Ambasada e Britanisë së Madhe.

Burim Rrecaj, vjen nga partia NISMA për Kosovën. Në zgjedhjet lokale, ai ka garuar për këshilltar komunal në komunën e Prishtinës.

Po ashtu, në krye të Ministrisë së Tregtisë qëndron Bajram Hasani nga i njëjti subjekt politik.

Zyrtarët e ambasadës britanike kanë thënë se kandidati në fjalë dyshohet se nuk i ka plotësuar kriteret të përcaktuara më konkurs.

“Rezultati përfundimtar sipas mendimit profesional të Partnerit Zbatues të projektit tonë gjen se vetëm një person kishte përmbushur kriteret për t’u emëruar në këtë pozitë. Kandidatët e tjerë kishin dalë me më pak pikë dhe nuk ishin të nivelit për emërim në këtë pozitë. Në këtë pozitë nuk është emëruar kandidati i vetëm që ka përmbushur kriteret”, kishte vlerësuar Ambasada Britanike në Kosovë.

Më 10 tetor të vitit të kaluar, kryeministri Haradinaj  ka nënshkruar një marrëveshje memorandumi me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell për të ndihmuar ekzekutivin në zgjedhjen e njerëzve me të mirë në institucionet publike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test