Kelmendi tregon si mund t’i hiqet imuniteti deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Politika

Kelmendi tregon si mund t’i hiqet imuniteti deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 8 dhjetor 2017 Në ora: 18:47
Kuvendi i Kosoves

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2011 pati sqaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë imunitet për veprimet e tyre jashtë fushë veprimeve të përgjegjësive të tyre përkatëse.

“Deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”, thuhet në sqarimin e 20 shtatorit të vitit 2011.

Ndërsa, gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës është kërkuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë imunitet . Po ashtu, kryeministri RamushHardinaj shpreson që të rregullohet imuniteti i deputetëve.

“Do të reformohet sistemi gjyqësor, do të zgjidhen rastet e shumta që kanë vonesa të mëdha në trajtim. Shpresoj po ashtu që të rregullohet edhe imuniteti i deputetëve që të mos i shohim si tani që shohim deputetët me pranga në gjykatë”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi është prononcuar për gazetën “Bota sot” , i cili ka thënë se në vendet liberalo-demokratike, deputetët kanë imunitet dhe se kërkohen prova që të burgosen.

“Në çdo shtet liberalo-demokratik, ka imunitet deputeti. Jo për vepra të rënda, por është një lloj veprimtarie e caktuar, ku kërkohen prova që deputeti të burgoset”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Kelemendi ka shtuar se një komisioni i veçantë i analizon provat, pastaj deputetët e Kuvendit vendosin që t`iu hiqet imuniteti.

“Zakonisht është një komision i veçantë që i analizon provat dhe deputetët në Kuvend vendosin për heqje të imunitetit. Rastet që janë vepra penale i dokumenton prokuroria dhe natyrisht edhe arrestohen”, ka potencuar ai.

Në fund, Kelmendi ka thënë se nuk është mirë, që deputeti të kapet si krimineli në rrugë dhe se kjo nuk lejohet.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti dhe Donika Kadaj kanë mbetur në paraburgimme një vendim të gjyqtarit BeqirKalludra.  Kurti dhe Kadaj akuzohen për veprën penale: “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe Veprën penale; “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 409 i të njëjtit kod.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat