Eksperti i njohur i Sigurisë tregon pse dështoi Policia në Maqedoni, dhe një test për shqiptarët

Politika

Eksperti i njohur i Sigurisë tregon pse dështoi Policia në Maqedoni, dhe një test për shqiptarët

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 30 prill 2017 Në ora: 16:29
Pamjet të cilat u publikuan treguan se një pjesë e policisë lejuan këtë grup kriminelesh që të hyjnë brenda parlamentit të Maqedonisë

Të enjten, Kuvendi i Maqedonisë u përshkrua nga dhuna e tmerrshme që një grup kriminelesh sllavomaqedon sulmuan deputetët e kuvendit, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Nga kjo dhunë më së shumti e pësuan disa nga deputetët e LDM-së, me ne krye liderin e saj Zoran Zave, dhe deputeti shqiptar, keru i LRPDSH, Ziadin Sela,  të cilët u gjakosën nga këta kriminelë.

Por, pamjet të cilat u publikuan treguan se një pjesë e policisë lejuan këtë grup kriminelesh që të hyjnë brenda parlamentit të Maqedonisë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i cili theksoi se pjesë e stafit të tij nuk e kanë kryer punën si duhet dhe për këtë do të marrin përgjegjësi.

“Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ. Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë se në strukturat e MPB-së ndikimi politik ka rol të madhe që është për çdo dënim. Një pjesë e të punësuarve në MPB në vend  që të respektojnë ligjet dhe ti kryejnë detyrat e tyre kanë vepruar nën urdhrat e qendrave politike diçka që kërkon dënimin dhe sanksionim. Kontrolli i brendshëm pran MPB-së do të kërkoj përgjegjësi ndaj gjithëve që nuk akne vepruar në bazë të kompetencave përfshi edhe anëtarët dhe udhëheqësit e shtabit operativ”, kishte thënë Nuhiu.

Image
Eksperti i njohur i Sigurisë, Fadil Kajtazi

Ndërsa, lidhur me ngjarjet në Maqedoni, Eksperti i njohur i Sigurisë, Fadil Kajtazi, për gazetën “Bota sot”, thekson se situata në Maqedoni është identike më atë në Mal të Zi, por me disa ndryshime të vogla, që sipas “bombat” e Zaevit demaskuan skajmerisht Gruevskin.

“Ngjarja është identike me atë të Malit te Zi, me disa ndryshime te vogla. Në Maqedoni vija e Grujevskit është pozicionuar pro interesave ruse jo për ndonjë qellim të pastër politik por për të mbrojtur "te korrat" nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni gjatë kohës sa ata ishin në pushtet. "Bombat" e Zajevit demaskuan skajshmerisht Grujevsikn, por ai me mjeshtëri i manipuloj votuesit maqedonas me kauza anti shqiptare”, thekson Kajtazi.

Sipas tij, prania e madhe evropiane dhe amerikane në Maqedoni është faktori dominues që situata nuk eskaloi në shkallë të gjerë.

“Kjo prani nënkupton edhe monitorimin e vazhdueshëm të shërbimeve inteligjente perëndimore të grupeve me prirje për të shkaktuar tensione. Organizimi i grushtshteteve është art në vete, dhe suksesi dhe dështimi rrinë bashke. Mjafton të shkëputet një hallkë dhe gjerat të shkojnë drejtë dështimit”, thotë Kajtazi.

Më tej sipas Ekspertit të Sigurisë, ky aksion nuk ishte i organizuar në shkallë të gjerë, edhe pse një pjesë e policisë sabotuan detyrën.

“Megjithatë, ky aksion nuk ishte i organizuar ne shkalle të gjerë. Një pjesë e policisë sabotoj detyrën, por ajo qe bie në sy, pjesë e aksionit ishin struktura kriminale te  Grujevskit të cilat ai i përdori si paravan pe ta ndërprerë punën e Kuvendit. Lidhshmëria me pjesën e dytë, atë të futjes në veprim të strukturave policore dhe ushtarake si duket u shkëput dhe bëri që gjerat të mos eskalojne më shumë”, shprehet Fadil Kajtazi.

Sipas ekspertit Kajtazi, qëndrimi i Lëvizjes Besa karshi zgjedhjes së Talat Shaferit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, dëshmon se në tentimin për destabilizim të Maqedonisë kanë dorë edhe diktatorët nga vendet e lindjes.

“Se në këtë tentim të destabilizimit të Maqedonisë kanë dorë diktatorët nga vendet e lindjes, dëshmon edhe qëndrimi i Lëvizjes Besa karshi zgjedhjes se zotit Xhaferi si kryetar i Kuvendit. Kjo lëvizje hapur doli e pa besë karshi institucioneve demokratike të Maqedonisë dhe interesave të Shqiptareve. Se këtë rrëmujë pati gjera të shëmtuara dhe brutale si ajo e sulmit ndaj zotit Ziadin Sela dhe zotit Zajev, por për shqiptaret që jetojnë në Maqedoni është një test për të parë pozicionimin e gjithë secilit në politikë; kush është të mbrojtur e kush jo interesat e popullatës se atjeshme shqiptare. Me keqardhje dhe lutje për shërim sa me teë shpejt të zotit Sela, qëndrimi i pabese i Besës, i përshtatet thënies popullore "shyqyr qe ta ky mort e u pame"”, është shprehur për fund për gazetën “Bota sot”, Eksperti i njohur i Sigurisë, Fadil Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat