Gjykata Speciale “lan hesapet”, me të inkriminuarit e politikës

Politika

Gjykata Speciale “lan hesapet”, me të inkriminuarit e politikës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 prill 2017 Në ora: 16:16
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale “ po vrapon”, në mënyrë proceduriale për të arritur qëllimin e saj, para se Kosova të shkojë në zgjedhje. Kur Opozita dhe nje pjesë e koalicionit qeveritarë, siç është PDK –ja, po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, nga Gjykata Speciale po ndërmerren hapa, që më pas do të finalizohen me konkretizimin e aktakuzave. Në kaosin e zgjedhjeve, dihet se Gjykata Speciale nuk  mund të procedojë në Kosovë, dhe duket se  kjo është arsyeja që po tenton të “lajë hesapet” me të inkriminuarit e politikës, para se vendi të shkojë në zgjedhje.

Thënë ndryshe, të konkretizojë aktakuzat para se personat që flitet se janë objekt hetimi, të marrin  ndonjë post tjetër shtetëror. Për të inkriminuarit e politikës dhe jo vetëm, zgjedhjet e jashtëzakonshme, duket se shihen si shpëtim nga Gjykata Speciale, por mbetet për t’u parë se sa do të shpëtojnë dhe në rast të shtyrjes së procedimit.

Ndërkohë, situata është e tillë, që jo vetëm Opozita, por edhe zyrtarë të PDK –së, si në nivel qëndror ashtu edhe në atë lokal po kërkojnë me ngulm zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme me pretendimin, se Qeveria Mustafa ka dështuar. Por, ndryshe mendon pjesa tjetër e koalicionit, LDK –ja, e cila  është kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat