Kandidatët për kryeministër, nga katër partitë më të mëdha

Politika

Kandidatët për kryeministër, nga katër partitë më të mëdha

Më: 30 mars 2017 Në ora: 23:18
LDK, PDK, AAK dhe Vetëvendosje

Në Zona e Debatit, kanë qenë të ftuar përfaqësues të katër partive më të mëdha politike – Rexhep Hoti nga Partia Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Rexhep Kadriu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ata janë pyetur se kush janë kandidatët për Kryeministër nga partitë e tyre. Përgjigjet ishin si më poshtë:

Sadri Ferati (LDK): “Sa i përket kryeministrit nuk e kemi bisedë të ngutshme, sepse e kemi kryeministrin dhe jemi duke menduar për zgjedhjet lokale”.

Rexhep Hoti (PDK): “Çështja e kryeministrit është çështja ma kapitale e një partie pasi kryeministri i ardhshëm është njeriu që i kërkohet llogari. PDK ka liderin e saj, Kadri Veselin, që për herë të parë ka treguar se si shkohet për të parë nga afër se si jetojnë njerëzit. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë”.

Mytaher Haskuka (VV): “Nuk e kemi diskutuar këtë çështje, por besoj se pas diskutimeve mund të nxjerrim kandidatin dhe është e mundur që Albin Kurti të jetë njëri prej tyre”.

Rexhep Kadriu (AAK): “Ne e kemi liderin e pakontestueshëm, Ramush Haradinajn, kandidat për kryeministër. I dëshmuar edhe kur ishte kryeministër për 100 ditë. Fatkeqësisht ai ndodhet padrejtësisht në Francë, këto ditë presim rikthimin e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat