Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Situata me Serbinë e tensionuar

Politika

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Situata me Serbinë e tensionuar

Më: 25 janar 2017 Në ora: 10:55
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi deklaron se situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar pas ngjarjeve të fundit.

 "Prej 3 muajsh situata në Kosovë është e tensionuar. Muajt e fundit është niveli më i ulët i bashkëpunimit. Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe dërgimi i trenit ka acaruar situatën mes dy vendeve" deklaroi ambasadori shqiptar në Prishtinë në Komisionin e Jashtëm ku është thërritur për të raportuar.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade theksoi se do të mbajmë në vëmendje ngjarjet që ndodhin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat