Kriza politike, në favor të “peshqve të mëdhenj”

Politika

Kriza politike, në favor të “peshqve të mëdhenj”

Nga: Diana Bunjaku Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:56
Foto Bota sot

Sipas analistit Skënder Zogaj,  kriza politike u ka krijuar lehtësi dhe mundësi fantastike për të vazhduar përfitimet e individëve dhe grupeve të caktuara, të cilat menaxhohen nga "peshqit e mëdhenj", të cilët, tashmë e kanë shlyer nga kujtesa dhe fjalori fjalën popull. “Kriza po shihet qartë se u konvenon klaneve politike prandaj e vetmja shpresë mbetet populli, qytetarët e Kosovës, të cilët duhet të vetëdijesohen dhe të mos lejojnë që në zgjedhjet e ardhshme të mos votojnë për maskarenjtë sepse, vetëm kështu mund të shpresohet për dalje nga kjo krizë e thellë”, ka thënë Zogaj. 

Zgjidhja e problemeve të qytetareve po thuajse ka mbetur krejtësisht në harresë, për shkak të zhvillimit të politikave ditore me forcimin e vazhdueshëm të inateve politike për pushtet mes pozitës dhe opozitës. Kjo ka ndodh duke e marrë parasysh edhe bllokadën e opozitës dhe krizën që ajo ka prodhuar. Analistët politik, vlerësojnë se klasa politike dhe elitat qeverisëse të popullit shqiptarë, që nga lashtësia e kanë një dobësi të theksuar, manipulimin e popullit të vet, duke iu servilosur, për t'ia përfituar besimin e pastaj kur fuqizohen, nuk i zbresin nga kurrizi përderisa ta gjunjëzojnë përtokë. 

Sipas tyre, klasa aktuale politike në përgjithësi, e në veçanti spektri opozitar e ka humbur në tërësi sensin e saj partiak, duke harruar se, marrja e pushtetit ka disa rregulla dhe ky synim nuk mund të bëhet duke u thirrur në emër të popullit. Por, sipas deputetit të LDK –së Muhamet Mustafa,  nuk mund të thuhet, se problemet, e qytetarëve, kanë mbetur në harresë pasi Qeveria, Kuvendi dhe pushtet lokale po i adresojnë ato me më shumë apo më pak sukses, por mund të thuhet se konflikti politik deri ne përmasa të dhunës , i cili po zgjat thuajse dy vite ka ndikuar negativisht. Ai ka thënë, se ndikimi negativ ka të bëjë me kohën dhe energjinë që merr lufta politike, primitive, e cila zvogëlon në mënyrë radikale kohën dhe hapësirën për problemet jetike të qytetarëve dhe interesat madhore nacionale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat