Zbulimi i madh: Milaim Zeka përballë dënimit marramendës – vendimi i fshehtë tani në duart e publikut!

Politika

Zbulimi i madh: Milaim Zeka përballë dënimit marramendës – vendimi i fshehtë tani në duart e publikut!

Nga: P.R. Më: 28 mars 2024 Në ora: 16:34
Milaim Zeka dhe Hashim Thaçin

Milaim Zeka, i njohur në Kosovë edhe si “Znaçka”, emërtim të cilin ia dha ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, gjatë paraqitjeve të tija shumë herë e kishte përmendur Hashim Thaçin si njeriun që do të arrestohet nga Gjykata Speciale. Madje ende pa u arrestuar Thaçi, Zeka e kishte publikuar një listë me emrat e personave që do të arrestoheshin nga Gjykata Speciale, në mesin e të cilëve ishe edhe emri i Hashim Thaçit.

Po ashtu sipas vëllezërve Geci, Milaim Zeka u kishte treguar edhe tre dëshmitarët kundër Thaçit, duke paralajmëruar se do të përballen në Gjykatën Speciale. “Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi 2.) Rexhep Selimi 3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.

Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du m'e ja fut“.

Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi”, kishte shkruar kohë me parë ndër tjerash Fadil Geci E pikërisht kjo deklaratë e Zekës ishte bërë shkas që Hashim Thaçi të ngris padi për shpifje dhe fyerje ndaj Milazim Zekës në vitin 2018.

E në dokumentin që e ka siguruar gazeta “Bota sot”, Milaim Zeka ishte paditur nga ish presidenti Hashim Thaçi, “për dëmin material dhe moral të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja”. Zeka sipas këtij dokumenti detyrohet që të bëjë kompensimin ndaj Thaçit në vlerë prej 200 mijë eurosh dëmshpërblim brenda afateve kohore të caktuara nga Gjykata. Për më shumë shikojeni dokumentin më poshtë:

Image
Dokumenti i siguruar nga "Bota sot"
Image
Dokumenti i siguruar nga "Bota sot"
Image
Dokumenti i siguruar nga "Bota sot"
Image
Dokumenti i siguruar nga "Bota sot"

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat