Osman Ferizi me akuza të rënda për Xhavit Halitin dhe Baton Haxhiun, tregon pse u përplasen Rifat Jashari me Azem Sylen

Politika

Osman Ferizi me akuza të rënda për Xhavit Halitin dhe Baton Haxhiun, tregon pse u përplasen Rifat Jashari me Azem Sylen

Nga: P.R. Më: 24 mars 2024 Në ora: 14:22
Komandanti legjendar Adem Jashari dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova

Ish kryetari i LDK-së në Gjermani dhe ish njëri nga luftëtarët e parë në Kosovë, Osman Ferizi, përmes një prononcimi dhënë gazetës “Bota sot” ka reaguar ashpër ndaj Xhavit Halitit dhe Baton Haxhiut, të cilët thanë se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që të mos e njohin UÇK-në.

Ferizi ka hedhur akuza të rënda ndaj Halitit dhe Haxhiut, të cilët i quan edhe agjentë të UDB-së serbe.

“Deklarata e argatëve të ish UDB, ma vonë të KGB si Xhavit Haliti, Baton Haxhiu- Stanishiq, gjëja se paskan kërkuar që mos ta njohin UÇK-në SHBA-të ish presidenti Rugova, prof. Agani jo vetëm që është tendencioze, e shpifur, skandaloze e idiote por e pa qëndrueshme që lehtë demantohet”, shprehet Ferizi.

Image
Osman Ferizi

Sipas tij, pikërisht Haliti, Haxhiu bashkë më shokët e tyre ishin ata që hartuan listat e vrasjeve politike.

“Ua kujtoi këtyre argatëve të Serbisë si ishin këta që përçanin mërgatën dhe opinionin e brendshëm me lloj-llojë dezinformatash, shpifnin kundër Ibrahim Rugovës, prof. Aganit….ishin po këta që i krijuan “listat e Zeza” për eliminimin e figurave dhe autoriteteve të Republikës së Kosovës nën okupim. Ishin po këta që mbledhnin mjete financiare në emër të mbështetjës së të burgosurve politik (si Ukshin Hoti…) , për Grupet Guerile e që ato mjete nuk shkonin në vendin e duhur, por i përvetësuan dhe sot janë milioner të luftës”, thekson Ferizi.

“Këta të vetëquajtur Komandant të UÇK-së, ishin ata që bënë puç në luftën çlirimtare, po këta të shitur që nuk e respektuan Marrëveshjen e pajtimit dhe bashkëpunimit të Oslos mes Adem Demaçit dhe ish Ministrit të Mbrojtjes, kol. Ahmet Krasniqi, ishin ata që nuk ishin pjesë e fronteve të luftës por deklaroheshin nga Hotelet e Rognerit, Kruja.. apo kur bënin foto nga malet e Kukësit, Tropojës e Martaneshit”, nënvizon Osman Ferizi.

Më tej, Ferizi shprehet se ishte pikërisht Rugova ai i cili nënshkroi marrëveshje me Shqipërinë për stërvitjet e grupeve të para të luftëtarëve nga Kosova.

“Mjerisht këtyre argatëve të rekrutuar paranojak të Serbisë ua kujtoi se në shtator e tetor të vitit 1991 në Surel (Tiranë) u stërviten dy Grupet e para Guerile që në bazë të një Marrëveshje me ish Presidentin komunist Ramiz Alia, e nga ana e Kosovës Presidentin Rugova, ku ishin Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Ilaz Kodra… pra 108-veta nga Kosova e Ilirida. - Po kush i organizoi, përzgjodhi, financoi e dërgoi këto grupe në Shqipëri, ishit ju apo Dr. Ibrahim Rugova e Degët e LDK-së në Zvicër e Gjermani, - ⁠ Vlerësimet për Presidentin Rugova nga liderët botërorë që nga Presidentet Bush i vjetri dhe i riu, Clinton, zonja Olbreit, Presidenti Zhak Shirak, Kongresist Bob Dol, Tom Lantosh, ishin maksimale dhe vlerësuese për qëndrim dhe konsistencë kombëtare, më lejoni të citoi Presidentin Clinton më rastin e vdekjes së Presidentit Rugova, shprehet: “Për mua ishte dhembje e madhe, sepse pata nderin ta njoh dhe pata respekt e admirim të madh për të, jemi takuar shpesh në Shtëpinë e Bardhë, çdo herë më impresiononte më vizionin për lirinë dhe paqen, ishte një humbje e madhe për Kosovën”, shpjegon Ferizi.

Madje Osmani tregon edhe një rast, ku sipas tij kishte përplasje mes Rifat Jasharit e Azem Syles.

“Prandaj këta kriminel ordiner edhe i vdekur i pengon vepra dhe kontributi i tij jetësor, pa Presidentin Rugova liria e Kosovës do ishte e largët, ju kanë interesuar pozitat dhe pasurimi e jo ruajtja e qenies njerëzore siç luftoi e punoi Rugova. - ⁠Shpifësit Xh. Haliti ia kujtoi rastin kur shpif ndaj meje (Osman Ferizi) në gazetën “Koha” të Baton Haxhiu- Stanishiqi, gjëja se më ka kërkuar Adem Jashari që unë nuk kamë nevojë për mjete financiare sepse më financon Fondi “Vendlindja Thërret”, i çmontova këta shpifësa më fakte. Unë e bëra një reagim atë kohë (2004), më një shkrim: “Deri ku shkojnë shpifjet dhe intrigat e Xhavit Halitit” në Bota Sot sepse gazeta “Koha” nuk ma botoi, ishte fakt që unë i kisha mbledhë 5830DM për grupin e Prekazit, ia kisha dorëzuar më nënshkrim bacës Rifat në banesën e tij”.

“Hajnat e LPK-së ishin alarmuar për këtë veprim timin, unë e takoi e i bëjë bashkë Rifat Jasharin, heroin Fehmi Lladrovci dhe Rexhë Ibërdemaj nga LPK, ku ju kërkoi në prezencë që ju po propagandoni se po i financoni grupet guerile por ata (Adem Jashari) po thonë që ne nuk na kanë mbërri mjetet, këtë ua tha edhe baca Rifat, Fehmi Lladrovci u nervozua dhe tha “ose kanë më i pjellë, ose kanë më treguar ku i kanë quar ato mjete”, dhe doli dhe u vërtetua se këta “ Kapot” apo Komandantat e vetëshpallur Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Nait Hasani i kanë shmang ato mjete, e për këtë ka pas një përplasje mesë bacës Rifat e Azem Sylës ( dajës). Pra është e argumentuar dhe e provuar që këta mashtrues janë sabotator të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, tradhtuan dhe vranë në pa besi Ilir Konushevcin, nxorën në pritë kom. Kapuqin (Mujë Krasniqin), bënë atentat më bomba kundër ish Presidentit Rugova (dëshmia e të akuzuarit nga hetuesia Hotit)”, tregon Osman Ferizi.

Ai i quan profiterë të luftës Xhavit Halitin e Baton Haxhiun.

“⁠Poashtu i kujtoi se LPK-së nuk është themeluese e UÇK-së, kjo është vjedhje dhe mashtrim i opinionit, as Adem Jashari, as Zahir Pajaziti e as Sali Çekaj më grupet e tyre Guerile në zonat ku vepronin nuk kanë pas emblema të UÇK-së, emblemat e UÇK-së janë shtypur nga ju tek në vitin 1998 pas ngjarjeve të 5,6,7. mars 1998 në lagjen e Jasharve, ju jeni mashtruesit dhe profiterët, falsifikatorët më të mëdhenj të luftës. Këta matrapaz, marioneta të Serbisë, hiena, profiterë të luftës janë specia më e keqe e Shqiptarisë, janë kanceri malin i Shtetit, dëmet që i shkaktuan më hajni, shantazh, përfitime e deformime në administratën, institucione deri në kapjen e Shtetit, meritojmë të dalin para drejtësisë. Dhe në fund është e ditur se jeniqerët e Serbisë Xhavit Haliti, Baton Haxhiu janë specialist e të stërvitur nga UDB për luftë speciale, manipulojnë, shpifin, rrahin gjoks por kur nuk ofrojnë argumente dhe as ballafaqim”, përfundon për “Bota sot”, ish kryetari i LDK-së, Osman Ferizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat