Profesori reagon pas deklaratës së Hill-it: “Non-sense”, e palogjikshme dhe jo diplomatike

Politika

Profesori reagon pas deklaratës së Hill-it: “Non-sense”, e palogjikshme dhe jo diplomatike

Nga: A.SH. Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:05
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se “Serbia sot është më afër NATO-s sesa Kosova”.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e tij është e plogjikshme dhe jo diplomatike.

“Të shprehet në këtë mënyrë ambasadori, Christopher Hill, që prezenton diplomacinë më të fuqishme në botë sikurse që është SHBA-ja e ka kuptimin, se, ambasadori Hill nuk e luan funksonin e shteteve të SHBA-ve, por rolin e zëdhënësit të Serbisë, deklarata e tij se "Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova" është "Non-sense" dhe e palogjikshme dhe jo diplomatike, Hill duket si me qenë udhëheqës i ndonjë koorporate armësh të SHBA-ve në Serbi e kursesi të një ambasadori të shtetit më të fuqishëm të SHBA-ve”, thotë ai.

Sipas tij, tërë bota demokratike e di se NATO ëshë në Kosovë, duke cituar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë, që e ka kundërshtuar deklaratën e Hilli-it.

Image
Profesori Sulejman Mehazi

Më tej, thotë se Hill më shumë duket si menaxhues i ndonjë koorporate private armësh amerikane sesa si ambasador i SHBA-ve në Serbi.

“E tërë bota demokratike e dinë se Kosova zyrtarisht nuk është anëtare e NATO-s, por praktikisht e juridikisht forcat e NATO-s  janë në Kosovë. Nëse sipas ambasadorit amerikan në Serbi "Serbia është më afër NATO-s" atëherë që nga 1999-ta NATO është brenda Kosovës, se NATO është Kosova e Kosova NATO, këtë e vërteton edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, duke kundërshtuar ambasadorin e shtetit të tij në Serbi; Hillin me këto fjalë:

“Dua të përgënjeshtroj ata që duan të bëjnë krahasime se kush qëndron ku në raport me NATO-n”, jo vetëm kaq por ambasadori amerikan Hovenier më tej deklaroi se siguria e Kosovës është nën mbrojtjen e forcave të NATO-s, KFOR-it, Eulexit, Bonstillit e gjetiu.

Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi, Hillit, është absurde, këtë absurditet të Hillit e shprehu dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila reagoi logjikshëm se

"Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkretë drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit."

Deklaratat antikosovare të ambasadorit amerikan në Serbi, Hillit, nuk na habisin, pasi ai më shumë duket si menaxhues i ndonjë koorporate private armësh amerikane sesa si ambasador i SHBA-ve në Serbi.

Serbia me zemër, gjak, mendërisht, fizikisht e shpirisht është me Rusinë, kurse ambasadori Hill për çështje e tija personale e kurrsesi amerikane thotë se "Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova....”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat