Kosova nuk zmbrapset nga vendimi për dinarin, publicisti i jep të drejtë dhe ka disa pyetje për BE-në

Politika

Kosova nuk zmbrapset nga vendimi për dinarin, publicisti i jep të drejtë dhe ka disa pyetje për BE-në

Nga: M.L. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Nga dita e djeshme (1 shkurt) ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e valutës “dinar” në Kosovë.

Ky vendim u mori dhe hyri në zbatim mes reagimeve të shumta kundërshtuese nga Serbia e bashkësia ndërkombëtare. Mirëpo Kosova nuk u zmbraps para presionit.

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Amir Shabani e konsideron si të drejt veprimin e Qeverisë së Kosovës e cila nuk ndikoi në ndryshimin e vendimit të BQK-së, përkundër presionit nga Bashkimi Evropian.

Image
Amir Shabani

“Qeveria e Kosovës ka vepruar drejt duke mos ndikuar në Bankën Qendrore të Kosovës përkundër presionit të madh nga BE-ja. Banka qendrore është një institucion i pavarur.

Çfarë mendon BE-ja nëse qeveritë e shteteve anëtare do të fillojnë të ndikojnë në bankat qendrore?! Ashtu siç nuk duhet ndikuar në gjyqësor, rrjedhimisht nuk ndikohet as në bankat qendrore”, ka thënë Shabani për “Bota sot”.

Ai pyeti nëse komuniteti ndërkombëtar do të reagojë për veprimet e Serbisë, përkatësisht regjmin diktatorial atje.

“Nga ana tjetër, regjimi i diktatorit serb, Aleksandar Vuçiq vazhdon të sulmojë avokatët që mbrojnë liderin e opozitës serbe, Nikola Sanduloviç. Avokati i tij nga Londra, Michael Polak është ndaluar nga pjesëtarët e policisë së Vuçiqit dhe po e marrin në pyetje. A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?!

Serbia është Bjellorusia e Ballkanit Perëndimor. Ndoshta BE-ja duhet të bëjë më shumë përpjekje për këtë dhe t'i përcaktojë sanksione Serbisë, sesa të ushtrojë presion ndaj qeverisë së Kosovës për të ndikuar në Bankën Qendrore të vendit”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, Shabani rikujtoi se rreziqet në Bosnjë dhe Hercegovinë janë tejet të mëdha.

“Milorad Dodik i cili është në sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, me krenari shprehet se takohet rregullisht me Putinin, të cilin e quan "udhëheqës i madh". Pra, çfarë pret akoma Perëndimi që nuk ndikon më ashpër ndaj Dodikut dhe Vuçiqit për ta shkëputur njëherë e përgjithmonë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor?!”, pyeti ai.

Sipas Shabanit, është më se e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar të ndikojë në Serbi në pastrimin e elitës politike që po qeverisin me vendin e tyre dhe të zgjedh populli një frymë të re, pro-evropiane, që do e integrojë vendin në arenën ndërkombëtare dhe do shkëputet nga linja e deritanishme ruse.

“Çdo vonim drejt këtij ndryshimi është gjasë e destabilizimit rajonal, e jo vendimet e institucioneve dhe qeverisë së Kosovës të cilat mundohen t'i zbatojnë konform ligjit dhe kushtetutës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat