7500 euro në muaj për Gani Jakupin/ Haziri: Kjo nuk dallon nga PRONTO e PAN-i

Politika

7500 euro në muaj për Gani Jakupin/ Haziri: Kjo nuk dallon nga PRONTO e PAN-i

Nga: P.Rudi Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:34
Gani Jakupi

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, konkretisht Ambasada e Kosovës në Bruksel ka lidhur kontratë me Gani Jakupin, që ky i fundit të angazhohet si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel që drejtohet nga Agron Bajrami.

Për këtë, Jakupi do të paguhet hiq më pak se 7500 euro në muaj, pa përfshirë udhëtimet dhe akomodimet nëpër hotele të ndryshme.

E këtë po e quan super skandal të kësaj qeverie analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri.

“Tani skandalet për këtë qeveri janë më së normale siç thuhet një fjalë popullore marrja se ka mbytë askënd. Pagesa prej 7500 euro, 90.000 euro në vit për një Gani Jakupin, këtë artistin me papuqe dhe kitare, gjoja si konsulent i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike i Ambasadës së Kosovës në Bruksel që drejtohet nga ambasadori Agron Bajrami, është vazhdimësi e mentalitetit të vjetër, të zhvatjes së bugjetit të shtetit”, shprehet Haziri, sipas të cilit, kjo është një zhvatje e buxhetit të Kosovës që nuk dallon aspak me kohën e ish qeverive të PAN-it.

“Pra kjo qeveria në këtë aspekt nuk dallon nga qeveritë e PRONTO-s apo ajo e PAN-it. Është vjedhje e pastër, para këto që dyshoj se të gjitha përfundojnë në xhepin e Gani Jakupit, por ato ndahen edhe në xhepat e personave të tjerë, së paku të dy të tjerëve”, deklaron Haziri.

Image
Nexhat Haziri.

Por a duhet të shkarkohet Gani Jakupi?

“Nuk pres që ky njeri, pra Gani Jakupi të shkarkohet pasi është shndërruar sikur një karrem që persona të fuqishëm në diplomaci të marrin edhe pjesën e tyre nga kjo shumë marramendëse që nuk arsyetohet me asgjë dhe gjoja kontrata më të cilën arsyetohet pagesa për Gani Jakupin është non-sens”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat