“Ky është fundi i prokurorisë dhe gjyqësisë”/ Profesori: “Pronto” Vetingu u nis, drejtësia po i kthehet drejtësisë

Politika

“Ky është fundi i prokurorisë dhe gjyqësisë”/ Profesori: “Pronto” Vetingu u nis, drejtësia po i kthehet drejtësisë

Nga: A.SH Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së amendamenteve kushtetuese për Vetingun në drejtësi.

Ajo ka thënë se Gjykata Kushtetuese i dha dritë të gjelbër Vetingut për nivelet e larta të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmes një mekanizmi të jashtëm.

“Ka shumë punë përpara. Ne jemi të përcaktuar që me vullnet dhe përkushtim të tejkalojmë secilën pengesë që do të na dalë.

Në përputhje me zotimet tona, me vullnetin e shprehur qytetar do të bëjmë reformën e thellë në atë çka qytetarët e kërkojnë më së shumti: Drejtësi”, ka thënë Haxhiu.

Analisti Binak Maxharraj ka thënë se ky është një lajm i mirë për drejtësinë në Kosovë.

Sipas tij, këto institucione ishin të kapura nga Klani Pronto dhe tash siç duket ka ardhu koha që drejtësia t’i kthehet drejtësisë.

“Erdhi një lajm i mirë dhe i pritur moti nga Gjykata Kushtetuese e cila aprovoi Vettingun në sistemin prokurorial dhe gjyqësor pas shumë kërkesave dhe lobimit disavjeçar.

Kjo është një e arritur e madhe në Kosovë sepse prokuroria dhe gjyqësia për shumë vite ishin të kapura nga Klani Pronto me prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Këshilli Prokurorial dhe ai gjyqësor ishin “ministri” mbi ministri. Sikur këta të ishin prokurorë dhe gjykatës të aftë pa anime politike por edhe trima, sot Gjykatën Speciale nuk do ta kishim në Hagë”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se tani topi është në anën e Ministrisë dhe Qeverisë për të hartuar ligjin për Vettingun sipas amandamenteve të Gjykatës Kushtetuese.

“Më në fund Vettingut në prokurori dhe gjyqësi iu hapën dyert e hekurta nga të cilat duhet të dalin prontistët.

Tash topi është në anën e Ministrisë së Drejtësisë, Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që sa më shpejtë të hartojnë ligjin për Vettingun sipas amandamenteve të Gjykatës Kushtetuese.

Kurse në Këshillin Prokurorial dhe gjyqësor si dhe për prokurorë dhe gjykatës, të vijnë ata që e meritojnë, më të mirët, pa ngjyrime politike sepse i pret punë e madhe për t’i përjashtuar dhe gjykuar padrejtësitë që janë bërë në drejtësi tash e tri dekada”, përfunon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat