Zbardhet skenari i frikshëm: Ja si funksionojnë grupet e specializuara ruse në Ballkan, që po çojnë drejt ri-ndezjes së konfliktit!

Politika

Zbardhet skenari i frikshëm: Ja si funksionojnë grupet e specializuara ruse në Ballkan, që po çojnë drejt ri-ndezjes së konfliktit!

Nga: M.Lakna Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Ditëve të fundit kanë ardhur disa paralajmërime shqetësuese për mundësinë e një sulmi të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.  

Presidenti i Ukrainës, Volodymit Zelensky tha ditë më parë se Rusia po nxit luftë në Ballkan, në mënyrë që një shtet të sulmojë një tjetër, 

Më pas, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi ditë më parë se në Rashkë të Serbisë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. 

Ai u shpreh po ashtu se, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën. 

Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandër gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Serbia do të ruajë paqen, por sa i përket ushtrimeve të Ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, nuk merr urdhër nga askush. 

Këto paralajmërime për gazetën “Bota sot” i ka komentuar, Hafir Hoxha ish Komandant i Njësitit Policor Ushtarak të UÇK-së.  

Sipas tij, mundësitë për një konflikt të armatosur nuk duhet injoruar dhe se rreziku i përhapjes së konfliktit në Ballkan është në rritje. 

“A mund të shndërrohet konflikti i Kosovës në një konflikt rajonal? Cilat janë rolet e Dodik dhe Vuçiqit dhe çfarë roli i komunitetit ndërkombëtar?  

Dodiku para dy javësh ka deklaruar se “Republika Srpska është e gatshme të luftojë me Serbinë për Kosovën”  

“Unë duhet të mbroj popullin, jam gati të sakrifikoj dhe jam gati të shkoj deri në fund”. Tha ai. 

Dodik dëshiron të jetë lider i të gjithë serbëve.  

Në përkujtimin e betejës nga Lufta e Dytë Botërore në malin Kozaa, Dodik akuzoi “fuqitë” nga bashkësia ndërkombëtare për “rrëmbimin e Kosovës nga Serbia”. “Në skenë është një sulm i sinkronizuar ndaj RS-së dhe Serbisë, si ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe ndaj meje si President i RS-së,” tha ai. Prandaj ai njoftoi "forcimin e linjës së entitetit"  

Dodik në RS në fakt qëndron për parimet e kundërta, "për diktaturën dhe fashizmin". 

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik po i afrohet fundit të karrierës së tij politike, të cilën ai dëshiron ta përfundojë si lider i të gjithë serbëve,  presidenti Dodik në këtë ka mbështetjen e Vladimir Putinit i cili është i vetëdijshëm për lëkundjet e Vuçiqit në marrëdhëniet globale. “Dodiku ka  në mbështetje liderin e krahut të djathtë Viktor Orban, me të cilin takohet rregullisht 

Duhet po ashtu të kuptojmë se  mbështetja e Putinit për Dodikun është e paqartë, ende nuk është plotësisht e qartë se si do të vendosin amerikanët për kurorëzimin e Dodikut si “udhëheqës i të gjithë serbëve”, potencoi Hoxha.  

Ai tha se, ka mundësi që Ballkani në dukje mund të qetësohet, por Kosova do të mbetet ende një çështje e pazgjidhur. 

E sipas tij, për të hipur në fron politik mbarë serb, Dodik do ta shiste edhe “Republikën Serbe”.  

“I ngjashëm ishte Millosheviqi që shumë punë u ka kryer Amerikanëve në shpërbërjen e Jugosllavisë”, rikujton Hoxha.  

Image
Hafir Hoxha

Ai thotë se, detyrën për destabilizim apo luftë të re në Ballkan si duket e ka marrë  grupi mercenar “Ëagner”, “Patriotët” nën kontrollin e ushtrisë ruse, të cilët pretendohet se kanë marrë pjesë në stërvitjen dhe furnizimin e njësisë speciale të MPB-së së RS-së, si dhe grupi i motoçiklistëve “Ujqërit e natës” të kontrolluar nga shërbimet federale ruse”. 

“Këto grupe mund të përpiqen të largojnë vëmendjen e Perëndimit nga fusha e betejës ukrainase . 

Pas mesazheve të Dodikut se RS do të marrë pjesë në luftën për Kosovën, ekziston mundësia për përhapjen e mundshme të “konfliktit të Kosovës” në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.  

Nëse nuk ka de eskalim të menjëhershëm, ekziston rreziku që kriza në Kosovë të kthehet në një konflikt rajonal. 

Mundësive për konflikt rajonal i shtohen politika “jashtëzakonisht nacionaliste” e Vuçiqit dhe Dodikut liderë që nuk janë gati për bisedime dhe kompromis, atëherë rreziku për përhapjen e konfliktit rritet e kësaj si shkas mund t’i shtohet edhe kokëfortësia dhe qëndrimet e kryeministrit Kurti që këso këmbngulësi Serbia nuk i kishte përjetuar nga liderët Kosovarë më herët”, shtoi Hoxha.  

Ai potencoi se liderë të tillë ekstrem serbë ka në Serbi, në Kosovë, në veri të Kosovës, por edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku më së shumti shquhet Milorad Dodik, Vuqiç  edhe pse nuk janë të vetmit.  

“Meqenëse pozicionet e Serbisë dhe Perëndimit janë konverguar kohët e fundit në lidhje me krizën aktuale të Kosovës, mendoj dhe besoj se RS mund të jetë "Alarmi i fundit" i ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor. “Dodik nuk e fsheh. Ai shkoi në Moskë kur pak e bënë këtë nga rrethi i vendeve që vendosën sanksione ndaj Rusisë, dhe Bosnja dhe Hercegovina është në mesin e tyre. “Dodik erdhi edhe në Beograd dhe i shpalli luftë Perëndimit në një tubim të organizuar nga partia e Vuçiqit, në një kohë kur Vuçiq mund të mos ishte rehat me një përballje të tillë me Perëndimin”, ., "për diktaturën dhe fashizmin", shprehet Hoxha. 

Ai thotë se zgjerimi i konfliktit mund të ndodh me ndihmën e Rusisë. 

“Ndikimi politik i Moskës, veçanërisht në RS, por edhe në Serbi, është një faktor i rëndësishëm që mund të destabilizojë rajonin. Ekzistojnë grupe të specializuara ruse, përmes të cilave Moska vepron në Ballkan, përveç Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, janë aktive edhe në Kosovë dhe Mal të  Zi.  

Ne duhet të dimë se Serbia dhe komuniteti serb në veri të Kosovës kanë instrumente për provokimin e konfliktit” këtu mendoj me Ushtrinë Serbe, organizatat serbe “Mbrojtja Civile” , “Brigada Sever”. Dhe grupe të tjera terroriste e paramilitare të mbështetura nga shteti Serb”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat