“Organizatore e terrorit”, Kelmendi “shpërthen” ndaj Listës serbe, përmend arsyet se është parti kriminele dhe anti ligjore

Politika

“Organizatore e terrorit”, Kelmendi “shpërthen” ndaj Listës serbe, përmend arsyet se është parti kriminele dhe anti ligjore

Nga: Naile Ejupi Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:37
Lista Serbe

Vrasja e policit nga Kosova dhe sulmi terrorist në veri të Kosovës, ka sjellë reagimin e Listës serbe të nesërmen.

Ata kanë ngushëlluar për policin shqiptar të vrarë në veri si dhe familjarët e serbëve, por si zakonisht kanë vazhduar me pretendime të çuditshme duke fajësuar kryeministrin Kurti se po ushtron presion mbi serbët e Kosovës.

“Prej më shumë se një viti ne paralajmërojmë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe çdo ditë po përshkallëzon situatën dhe po provokon reagimin e popullit. Të panumërta kërkuam nga KFOR-i që të ngrejë forcat e veta dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kërkuam nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenonte Kurtin, gjithmonë bënim thirrje për paqe… por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshiroi Kurti”, thuhet në fund.

Por, Listës serbe nuk i ka zgjatur shumë propaganda, kjo pasi autoritetet në Prishtinë të martën kanë thënë se një nga pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës të dielën në veri, është nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni ku shihet një grup personash të armatosur rëndë teksa qëndrojnë në një pjesë të ndërtesave të manastirit ortodoks në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Në pamje theksohet se një nga ta është Milan Radojçiç, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Kryekrimineli Radojçiç ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, shkroi në rrjetin Facebook ministri Sveçla.

Pohimet e tilla nuk i kanë komentuar as Lista serbe dhe as vetë nënkryetari i saj, Milan Radojçiq, ndërsa juristi Muhamet Kelmendi thotë se ajo i ka përmbushur elementet e veprës penale në Kosovë.

Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, ka përmendur arsyet pse kjo parti është kriminale dhe anti ligjore.

““Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur elementet e veprës penale në Kosovë! Vetë formimi i i Listës Serbe është një akt kriminal dhe ka qenë e pritshme që do të veprojë kundër shtetit të Kosovës. Ky subjekt është formuar nga krimineli i luftës A. Vuçiq dhe vepron nën udhëheqjen dhe kryen punë në bazë të urdhrave të Beogradit. “Lista Serbe” nga formimi ka kryer pune kriminale dhe antiligjore. Veprimet e këtij organizimi kriminal janë: 1. Mos njohja dhe refuzimi kategorik, qoftë edhe me forcë, i shtetit të pavarur të Kosovës. 2. Kryerja e veprimeve kriminale dhe të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, deklaron Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

3Juristi ka vazhduar të përmend veprimtarinë e Listës serbe, ku pos tjerash ai shton se ata i kanë të pa ndërprera lidhjet me kriminelët e pushtetit në Beograd.

“Ato konsistojmë: a. Vrasjet e policëve dhe të politikanëve që nuk janë me synimet shoviniste. b. Bllokimet e rrugëve, të shesheve nëpër Kosovë, sidomos në veri të saj. c. Sulmet me granata të dorës, me armë të rënda të policisë së Kosovës. d. Lidhjet e pa ndërprera me kriminelët e pushtetit në Beograd. e. Kultivimi dhe shitja e drogës. f. Vjedhje dhe kontrabandë me mallra dhe me mjete të ndaluara. g. Refuzimi me forcë i pushtetit, duke u larguar dhe mos u nënshtruar organeve të shtetit. h. Kërcënimi me forcë të dhunës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe i. Qëllimi i “ Listës Serbe” për të ndarë me forcë veriun nga Kosova dhe bashkimin e saj me shtetin serb”, deklaron Kelmendi.

Lista Serbe ka shpallur tre ditë zie në zonat e banuara me shumicë serbe në kujtim të tre sulmuesve të armatosur që u vranë të dielën në përleshje me policinë. Qeveria e Serbisë e shpalli të mërkurën ditë zie.

Sipas ministrit Sveçla, ditët e zisë të shpallura nga Serbia dhe Lista Serbe janë tashmë vulosja e autorësisë së këtij organizimi, ndërsa juristi Kelmendi e përkrahë ministrin duke thënë se është organizatore e terrorit.

Ai ka kërkuar të shpallet ajo antikushtetuese dhe të ndiqet, kapen dhe arrestohen kriminelët e saj.

““4. Mos regjistrimi pranë organeve kompetente në Republikë.

5. Lidhshmëritë politike, juridike dhe ushtarake me Beogradin.

6. Pikësynimi ndarja dhe copëtimi i Kosovës me mjete të dhunës . 7. Organizimi luftarak dhe bashkëpunimi e sjellja e bandave të “Vrangelit” rus në veri të Kosovës. Tash i dhanë ultimatum Kosovës. Ultimatumi është: " Ftohet Kosova dhe organet e të ashtuquajturës Republikë që t'i ndalin veprimet kriminale kundër serbëve (...). Në të kundërtën, do të veprohet me të gjitha format për të ruajtur qenien tonë serbe në Kosovë dhe në Metohi". Më qartë se ky deklarim terrorist nuk ka. Si rrjedhojë e saj, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojcic, u fute më shumë arabe dhe me diverzant terrorist, në veri të Kosovës. Në pritë e vranë Afrim Bunjaku dhe plagosën dy policët të tjerë. Njësitë policore vepruan me shpejtësi. Shumë nga grupi terroriste u likuiduan. Të tjerët u arratisën. U gjete arsenal i madh armësh në manastirin e Bajnskes, të Zvecanit. Lista Serbska doli bandë terroriste. E shpalli edhe tre ditë zie për terroristët serbë në Kosovë. Serbia e shpalli datën 27 shtator ditë zie në Serbi. Kështu u tregua që Lista Srbska është organizatore e terrorit në Kosovë. Logjikisht, faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të veprojë me forcën e vet ligjore. Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “ Listën Serbe” dhe duke e ndaluar me ligj punën dhe së dyti, duke i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “ Listës Serbe” . Bazat për këto dy masa juridiko-ligjore ekzistojnë. Dënimet janë të rënda. Sipas Kodit Penal të Kosovës, nenet 100-128, për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, si dhe veprime terroriste tjera, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm. Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vetë anëtarët e udhëheqësit e saj për të marrë këto dënime. Mos veprimi nuk ka të bëj me ligj, por me qëndrime politike. Kjo është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat