Do të dalë sot në protestë, analisti “ia përplas në fytyrë” Vlora Çitakut: Dil edhe për faljen e Çakorrit, asociacionin e hajnave që u bënë milionerë!

Politika

Do të dalë sot në protestë, analisti “ia përplas në fytyrë” Vlora Çitakut: Dil edhe për faljen e Çakorrit, asociacionin e hajnave që u bënë milionerë!

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 15 korrik 2023 Në ora: 08:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti - Vlora Çitaku

Veteranët sot duke filluar nga ora 18:00 do të protestojnë kundër veprimeve të fundit të qeverisë.

Në një njoftim, thuhet se kjo protestë është kundër koordinimit të Qeverisë me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, aty përmendet se në protestë do të kërkohet nga Mimoza Kusari-Lila ta dorëzojë mandatin e saj të deputetes.

“Mimoza Kusari, duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojçiqin, kundër luftërave të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në përkrahje të protestës ka dalë nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se të dalë në protestën e paralajmëruar kundër Ligjit për Pagën Minimale.

Ajo tha se do të dalë për dajën e saj të vrarë si dhe ushtarët e gjallë që sipas saj po fyhen e nëpërkëmbën.

Ndaj nënkryetares së PDK-së, ka reaguar analisti shqiptar në Amerikë, Binak Maxharraj, i cili shpreh habinë e tij për përkrahjen e protestës.

Maxharraj ia përmend Çitakut disa arsye tjera pse duhet të protestojë.

“Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku po dalka sot në protestë, pse? Sepse qeveria Kurti nuk po e vjedh dhe plaçitë popullin si partitë e mëparshme. Sipas saj, ajo do të dalë për ato gra e burra që patën guxim ta mundnin frikën dhe vdekjen, për dajën e vrarë me pushkë në dorë, për ushtarët e gjallë por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkëmbur. Unë e kam një këshillë për Vlorën. Ajo le të del edhe për të gjithë ata që ia shitën Çakorrin Malit të Zi me 8200 hektar që kurrë nuk ishte i tyre. Ajo le të del edhe kundër nënshkruesve të marrëveshjes së vitit 2013/2015 me Serbinë për themelimin e Asociacionit një etnik serb me kompetenca ekzekutive. Vlorë sot dil edhe kundër të gjithë hajnave, plaçitësve të shtetit që për pak kohë u bënë milionerë. Dil sot në protestë edhe kundër të gjithë atyre që nuk e kanë lënë Kosovën të ndahet, ku edhe unë isha përfshirë aty me liderët e partisë”, thotë Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Tutje, ai shton se ajo del kundër qeverisjes së mirë që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vlora sot do të dale në protestë kundër qeverisë sime, kundër kryeministrit që po qeverisë mirë, që e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo do të protestojë se pse Qeveria Kurti nuk dëshiron të vjedh, të plaçitë popullin si qeveritë e mëhershme”, thekson analisti.

Veteranët kishin paralajmëruar protestë edhe në të kaluarën për Ligjin për Pagën Minimale.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari i ka bërë thirrje presidentes, Vjosa Osmani që të mos nënshkruajë Ligjin për Pagën Minimale.

Ai tha se përfshirja e pensionit të veteranëve të luftës në pagën minimale është e përcaktuar me Ligj dhe për këtë janë duke e shqyrtuar mundësinë që t’i drejtohen edhe me shkrim presidentes.

“Unë dua që të ia kujtojë kryeministrit, kësaj qeverie që Ligji e obligon zbatueshmerinë deri të kategorizimi… dhe dua që t’i them edhe një herë tekstualisht se obligohet me automatizëm se nëse ngritët Paga Minimale të ngritët edhe benificioni i veteranit. Në Ligjin L/54 e obligon dhe i bëjë thirrje presidentes që të mos ta nënshkruajë dhe të kthejë këtë ligj në Qeveri, sepse ka shkelje në dy ligje që e obligon qeverinë deri në kategorizim të zbatojë nenin që parasheh që veterani i luftës,’ ku thuhet edhe tekstualisht që veteranët e luftës nuk guxojnë që në çfarëdo implikimesh buxhetore që mund të ketë Qeveria, benificioni nuk guxon të jetë nën pagën minimale’….Ne i kemi kërkuar edhe sot publikisht, e shohim mundësinë që t’i drejtohemi edhe me shkrim presidentes”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat