“Alarmon” analisti politik: Lufta e dytë në Kosovë, tani me këlyshin e Millosheviçit

Politika

“Alarmon” analisti politik: Lufta e dytë në Kosovë, tani me këlyshin e Millosheviçit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 27 dhjetor 2022 Në ora: 15:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

Në mëngjesin e sotëm serbët e veriut kanë vendosur edhe dy barrikada të reja në rrugën magjistrale “Mitrovicë- Zveçan”, pak përtej vendit të quajtur “Kërshi i Dudës”.

Barrikadat vijnë pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Albin Kurti i cili pas takimit me komandatin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Angelo Michele Ristuccia, dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka thënë se “konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.

Analisti politik, Sulejman Mehazi, thotë se zhbërja e barrikadave serbe do ta ndajë shapin djallëzor kancerologjik të Vuçiqit nga sheqeri i pavarësia e Kosovë.

Mehazi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se të keqen njëzetvjeçare kriminele serbe në veri të Kosovës do ta largojnë barrikadat serbe.

“Zhbërja e barrikadave serbe do ndajë shapin djallëzor kancerologjik të Vuçiqit nga sheqeri i pavarësisë së Kosovës. Frontet ushtarake e policore të dy palëve kundërshtare kosovare-serbe do jenë barrikadat e bandave të Radoiçiqit, zhbërja e barrikadave serbe njëherë e përgjithmonë do ndajë shapin djallëzor kancerologjik të Vuçiqit nga sheqeri i pavarësisë së Kosovës. Të keqen njëzetvjeçare krimenele serbe në veri të Kosovës do ta largojnë barrikadat serbe”, ka pohuar Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Tutje, Mehazi ka thënë se nuk mund të ketë dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, gjersa ka shtuar “për hajr lufta e dytë e Kosovës”.

“Disa herë e kemi thënë se konfliktet bien dialogje, nuk mund të ketë dialog në mes Kosovës së Pavarur pa konflikte me Serbinë e Millosheviq-Vuqiçit.
Për hajr lufta e dytë e Kosovës!, ama tani jo me Millosheviqin dhe Kosovën e okupuar pa policë e ushtri, por me këlyshin e tij Vuçiqin dhe Kosovën e Pavarur me polici e ushtri”
, ka përfunduar Mehazi.

Disa barrikada janë ngritur në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori, pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai akuzohet nga autoritetet e Kosovës se organizoi “sulmin terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për largimin e barrikadave të ngritura në veri, por se i kanë dhënë kohë misionit të NATO-s, KFOR, që ta bindë komunitetin lokal që t’i largojë vetë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat