“Një rrugaç ambasador”, Gjergj Dedaj i vjen ‘goditja’ e fuqishme: A do ta mbroj policia e Zaevit dhe Ali Ahmetit në Ambasadë?

Politika

“Një rrugaç ambasador”, Gjergj Dedaj i vjen ‘goditja’ e fuqishme: A do ta mbroj policia e Zaevit dhe Ali Ahmetit në Ambasadë?

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2021 Në ora: 16:11
Gjergj Dedaj dhe Hashim Thaçi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, assesi të pranon vendimin për shkarkimin e tij nga ky post.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani kanë shkarkuar dhjetëra ambasadorë dhe konsuj të Kosovës, të cilët ishin me shërbime nëpër vende të ndryshme të botës.

Të gjithë të shkarkuarit e pranuan vendimin e institucioneve të Kosovës, përveç Gjergj Dedajt.

Ky i fundit ka eskaluar me fjalorin e tij në drejtim të Presidentet Osmani.

Madje ka kërcënuar edhe ambasadorin e ri, i cili do të emërohet këto ditë, që të ketë kujdes kur të shkon në ambasadën e Kosovës në Maqedoni.

Dedaj si duket nuk do të heq dorë lehtë nga ky post që e mban tash e sa vite.

Ai ka paralajmëruar që nuk e lëshon postin derisa t’i përfundon mandati

Profesor Sulejman Mehazi, i cili është nga Maqedoni thotë se, është e patolerueshme të shprehet kështu një ambasador i Kosovës.

“Gjergj Dedaj duhet të jetë i kujdesshëm me deklaratat e tij të pamatura rrugaçërie, është e patolerueshme që një ambasador të shprehet në këtë mënyrë, ambasada e Kosovës në Maqedoninë Veriore nuk është mall i tij apo i babait të tij që kërcënon ambasadorin e ri që do  emërohet nga Donika Gërvalla me fjalët: "Mendo para se të vish, mund të ketë konflikt mes nesh", Zotëriu para se t'i kërcënohej ambasadorit të rinj, duhej të kërcënonte veten e t'i thoshte: "Gjergj mendo se do jesh ambasador derisa sa është Thaçi, pa Thaçin do mbaroj dhe mandati im i ambasadorit në RMV”, thotë Mehazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehte se, fjalori i tij i ulët tregon se Thaçi e ka marrë nga rruga dhe e ka bëre ambasador pa farë përvojë diplomatike, Dedaj duhet ta kuptojë e di se është diplomat partiak e jo diplomat i karrierës.

“I vjen keq Dedajt për veten, se, është mësuar që njezetvjet radhazi nëpër poste të ndryshme shtetërore e i vjen keq aq sa ky largim i duket më i keq se të bërat e Millosheviqit në Kosovë. Kërcënimi i Gjergj Dedajt s'është i rastësishëm, po i qëllimshëm, duket sikur do ta mbrojë qeveria e Zaevit e Ali Ahmetit me policinë e tyre nga ambasadori i ardhshëm i Donika Gërvallës, kërcënimi i tij ndaj ambasadorit të ri, ofendimet e tij ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit e Ministres së Jashtme, Donika Gervallës, na detyron të mendojmë se me shumë ka luajt rolin e ambasadës së Maqedonisë sesa të Kosovës”, thotë ai.

Mehazi e quan Dedajn rrugaç, dhe nga ai pret që të ketë kujdes.

“Ky farë Gjergj Dedaj s'ështe diplomat, po rrugaç, pasi i mungon rendi, sjellja e kultura diplomatike, u vërtetua me fjalorin e tij kërcënues. Zotëri Dedaj si mund të jesh aq i pacipë, postet shtetërore nuk të lejojnë të thoni e të shkruani në profilin tuaj të f.b-së ashtu si mendoni e ju këndet juve, por si e kërkon e si e do qeveria e interesi shtetëror i Kosovës. Ne që s'kemi përgjegjësi shtetëror na lejohet të shajmë, urrejmë e nënçmojmë, kurse  ju si ambasador duhet patur  kujdes ndaj fjalëve tuaja, për shkak peshës diplomatike. Veprimet tua të pahijshme dëmtojnë qeverinë dhe diplomacinë kosovare, prandaj ikni sa më shpejt!”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat