MPB: Grupi i armatosur me emblema të UÇK-së, sulmuan stacionin policor afër Kosovës (Video)

Maqedonia

MPB: Grupi i armatosur me emblema të UÇK-së, sulmuan stacionin policor afër Kosovës (Video)

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:53

(I Plotësuar) - Stacioni policor në Gushincë është përsëri nën kontroll të MPB-së së Maqedonisë. Sulmuesit të cilët mbrëmë rreth orës 02:30 min e sulmuan stacionin në Gushincë kanë ardhur nga Kosova, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për katërdhjetë persona të maskuar dhe me emblema të UÇK-së që kanë dashur të kryejnë sulme mbi institucionet shtetërore.

Forca të shumta policore e ushtarake maqedonase tashmë janë vendosur në Komunën e Likovës.

Kjo ndodhi pas një sulmi të kryer ndaj stacionit policor të kësaj komune, ku, sipas zëdhënësit të Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, 40 persona të armatosur me uniforma të UÇK-se kanë marrë nën kontroll Stacionin Policor në fshatin Goshincë të Likovës, në rajonin e Kumanovës, në orët e hershme të mëngjesit.

Kotevski për sulmin ka akuzuar një grup të armatosur nga Kosova.

“Një grup i armatosur nga Kosova ka sulmuar 4 punonjësit e policisë të Maqedonisë që kanë qenë kujdestar, ju kanë marrë armët policëve dhe kanë folur në gjuhën shqipe përmes një përkthyesi duke ju thënë se duam shtetin tonë dhe nuk duam Marrëveshjen e Ohrit”, ka thënë Kotevski.


Forcat Maqedonase pozicionohen ne komunen e... by enteritament

MPB: Grupi i armatosur me emblema të UÇK-së, sulmuan stacionin policor afër Kosovës

MPB ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur sot në mëngjes në postën policore në Goshincë të komunës së Likovës.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur sot në mëngjes në postën policore në Goshincë të komunës së Likovës.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Ivo Kotevski në një konferencë me mediat deklaroi se institucionet e shtetit mbrëmë kanë qenë të sulmuara nga grupe terroriste.

“Sot në mëngjes rreth orës 2.30, një grupë prej 40 personave e kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës. Ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip”, deklaroi Kotevski.

Sipas tij, personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestar në sigurimin e kësaj zone.

“Katër policë që kanë qenë në ndrim të natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata. Ju kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë. Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski.

Ai nuk ka folur më tej se kjo postë policore a është nën kontrollin e atyre personave, apo kontrollet nga policia.

* * * * *
Katërdhjetë persona të armatosur nga Kosova, sot e kanë sulmuar stacionin policor në Goshincë, Komuna e Likovës dhe kanë robëruar katër polic maqedonas, jo zyrtarisht mëson Mkd.mk.

Në orën 12 është caktuar pres konferencë për media nga MPB.

Sulm mbi policinë e Goshincës, stacioni policor jashtë kontrollit?
Para pak kohësh ka ndodhur një incident i madh në stacionin policor në Goshincë, Komuna e Likovës, jo zyrtarisht kupton Fokus.

Sipas informacioneve të kësaj gazete, stacioni policor është marr nga një grup i personave të armatosur të cilët, fillimisht ua kanë marr armët, ndërsa pastaj policët i kanë përzënë.

Nga MPB Kumanovë për Fokus kanë paralajmëruar se zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski, shumë shpejtë do të dal me informacione për ngjarjen.

>>Zymberi: Incidenti skenar i pregaditur nga Gruevski

>>40 ish kriminel dhe të burgosur nga Maqedonia realizojnë skenarin qesharak për pengmarrjen e 4 policëve në Kumanovë?!

>>Ushtria maqedonase niset drejt fshatrave shqiptare (Video)

>>Fokus: UÇG merrë përsipër sulmin në stacionin policor në Goshincë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat