Zymberi: Incidenti skenar i pregaditur nga Gruevski

Maqedonia

Zymberi: Incidenti skenar i pregaditur nga Gruevski

Më: 21 prill 2015 Në ora: 13:16

Ish komandanti i UÇK-së për rajonin e Likovës incidentet e fundit në fshatin Gushincë të Kumanovës i vlerëson se janë raste të montuara nga shërbimet sekrete maqedonase me qëllim që të mobilizohen maqedonasit kundër shqiptarëve, njofton Zhurna. “Këto raste janë të montuara nga ana e qeverisë në mënyrë profesionale janë të montuar nga maqedonasit Qëllimi është të bashkohen maqedonasit kundër shqiptarëve. Qeveria mund i ka paguar disa persona vetëm për të bërë probleme atje lartë me qëllim që të defokusohet vëmendja e opinionit”, tha mes tjerash Zymberi duke shtuar se në rajonin e Likovës është qetë dhe shqiptarët nuk janë të interesuar për konflikt të ri. “Kjo është lojë e fëlliqur e Gruevskit. Shqiptarët e Likovës nuk janë të mendimit më për të luftuar. Këtu në Likovë është qetë, çdo kush bënë punën e vet. Shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ajo mbaroi në vitin 2001. Ne duam qetësi dhe mirëqenie”, tha mes tjerash ish komandanti i UCK-së, Abedin Zymberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat