Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, përdori dokument të falsifikuar

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, përdori dokument të falsifikuar

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Më 25 prill 2024, Njësia për korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar ka paraqitur kallëzim penal kundër M.V. (44) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, sipas nenit 380 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“E akuzuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion publik komunal për fëmijë – çerdhe për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze me emrin e saj, të lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, R. Bullgari.

Ndonëse e dinte se dokumenti përmbante përmbajtje të pavërtetë, M.V. ajo e përdori si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në Njoftimin Publik për zgjedhjen e drejtoreshës së çerdhes.

Pas saj u emërua në detyrë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat