Trendafilov: Punëtorët nga Nepali shfrytëzojnë transportin deri në Prilep, pastaj ia mbathin në Gjermani

Maqedonia

Trendafilov: Punëtorët nga Nepali shfrytëzojnë transportin deri në Prilep, pastaj ia mbathin në Gjermani

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Sllobodan Trendafilov nga Lidhja Sindikale e Maqedonisë tha se Qeveria me idenë për import të fuqisë punëtore, është shndërruar në agjenci turistike. Ai tha se punëtorë nga Nepali shfrytëzojnë shërbimet e qeverisë për transport, më pas ikin në Gjermani.

“Atë që e pamë periudhën e fundit është që punëdhënësit në RMV dhe Qeveria, u shndërruan…me idenë për import të fuqisë punëtore, në një agjenci të madhe turistike.

Paguajnë transport nga Nepali deri në Prilep, nëse nuk gabohem… rasti i fundit ishte, më pas këta nga atje ia mbathin për në Gjermani, momentalisht, dmth qëndrojnë 1-2 ditë, deri sa marrin forcë, deri sa t’i mbushin bateritë, pastaj këta ankohen se iu kanë ikur, se nuk mund t’i gjejnë.

Ne nuk jemi shoqëri që sundon me robër, që t’ua marrim pasaportat njerëzve, t’i mbyllim natën që mos të ikin”, tha për “TV21” Trendafilov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat