40 ish kriminel dhe të burgosur nga Maqedonia realizojnë skenarin qesharak për pengmarrjen e policëve?!

Maqedonia

40 ish kriminel dhe të burgosur nga Maqedonia realizojnë skenarin qesharak për pengmarrjen e policëve?!

Më: 21 prill 2015 Në ora: 13:42

Një grup prej 40 kriminelësh dhe ish të burgosur nga Maqedonia qëndrojnë pas sulmit të sotëm në stacionin policor në fshatin shqiptar Gushincë të Kumanovës, bëjnë të ditur burime jozyrtare pranë Agjencisë së Lajmeve zhurnal.

Ky grup mirë i paguar financiarisht ka realizuar skenarin e pushtetit me qëllim që të shkatoj frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Maqedonisë të cilën e paralajmëroi ditë me parë edhe lideri i partisë maqedonase, Stojanço Angellov.
Qëllimi i këtij konfuzioni të kontrolluar është që afera e përgjimeve e Nikolla Gruevskit të largohet nga fokusi i opinionit, ndërsa temë aktuale të jetë mbrojtja e shtetit nga sulmet e formacione paraushtarake shqiptare.

Këta kriminel nga Maqedonia po bëjnë vetëm një “paradë ushtarake” se kinse kanë zënë rrobë 4 policët e këtij stacioni policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat