Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut - Bota Sot
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Lajme

E shtunë, 23 qershor 2018

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut.

Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.

Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Temat e fushatave që organizohen janë të ndryshme, megjithatë kanë një qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë të atyre që janë në nevojë.

Kjo ditë shënohet çdo vit edhe në Kosovë dhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të organizojnë dhënien vullnetare të gjakut me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka sigurimi në kohë i gjakut dhe produkteve të tij.

Gjithashtu,  kjo ditë fokusohet edhe në falënderimin e të gjithë dhuruesve vullnetarë të gjakut të cilët shpëtojnë jetë çdo ditë me dhurimin e gjakut të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test