Vuçiq: Ndërkombëtarët po e mbrojnë pavarësinë e Kosovës, Serbia në situatë të vështirë

Lajme

Vuçiq: Ndërkombëtarët po e mbrojnë pavarësinë e Kosovës, Serbia në situatë të vështirë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 17:08
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur i dëshpëruar me bisedat për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me përfaqësuesit ndërkombëtarë në New York.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiq ka vlerësuar se Serbia sot po e paguan çmimin e vendimeve të gabuara në të kaluarën,.

Ai ka thënë se Beogradi është i gatshëm për kompromise, por jo edhe për poshtërime.

“Më duket se ndërkombëtarët qëndrojnë fuqishëm në parimet e respektimit dhe mbrojtjes së pavarësisë së Kosovës, që për ne është situatë shumë e vështirë”, ka thënë Vuçiq gjatë një interviste pas vizitës treditore në New York.

Duke i vlerësuar bisedimet në New York si “të vështira dhe aspak të lehta”, presidenti serb nuk ka dhënë shumë detaje, por ka pohuar se “është takuar me njerëz që vendosin për shumë gjëra”.

Në takimin me Antonio Guterres, sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq ka thënë se “Serbia është e gatshme për kompromis, por jo edhe për sakrifikimin e interesave të veta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat