Sulmi i autobusit në Serbi, ja çka thotë kompania nga Kosova

Lajme

Sulmi i autobusit në Serbi, ja çka thotë kompania nga Kosova

Më: 12 mars 2017 Në ora: 19:07
Autobus

(E plotësuar) - Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar falje në lidhje me një status të saj të publikuar më herët, ku thoshte se një autobus nga Kosova është sulmuar në Serbi.

Ajo kërkon falje sinqerisht, duke thënë se nuk dëshiron që të përhap lajme të rreme dhe të shkaktoj panik.

Ja postimi i saj:

Kam qenë e informuar  se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve.

Ndjehem tmerrësisht keq sepse unë kurrë nuk dua të shpërndajë lajme të rreme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe për këdo prej nesh për të kontrolluar më mirë burimet tona të informacionit.

Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri.

Kompania e autobusëve demanton lajmin për sulm të mundshëm në Serbi

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku pak minuta më parë ka informuar për një sulm të mundshëm që ka ndodhur në drejtim të një autobusi nga Kosova në Serbi.

Por media, ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, ‘Bici Com’ të cilët kanë demantuar një lajm të tillë.

“Nuk ka ndodhur asnjë sulm. Të gjithë autobusët tanë kanë udhëtuar në mënyrë të rregullt, madje kanë shkuar e janë kthyer siç është më së miri. Kjo është veç një dezinformatë”, ka thënë personi kontaktues i kompanisë në fjalë.

Ndërsa duhet përkujtuar që ambasadorja Çitaku në postimin e saj në Facebook madje ka kërkuar reagim edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare lidhur me këtë rast, i cili në fakt del të mos ketë ndodhur fare.

Sulmohet një autobus me qytetarë të Kosovës në Serbi, reagon Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se një autobus kosovarë është sulmuar sot në Serbi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa edhe shihen dëmet e krijuara në autobusin në fjalë.

Çitaku ka shtuar gjithashtu se ndoshta duhet të thirret një mbledhje e Këshillit të Sigurimit duke e kujtuar këtë gjest “hipokrizi”.

Madje Çitaku ka pyetur nëse dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare do të dënojë sulmin në fjalë?

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku:

Një autobus transportimin #kosovarët u sulmuan sot në #Serbi.

Ndoshta ne duhet të thërrasim mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ?! #Hipokrizia #doublestandard

PS, a ka dikush nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë sulmin?

Sulmohet një autobus me qytetarë të Kosovës në Serbi

Një autobus me shqiptarë, i cili po kthehej nga Austria për në Kosovë, është sulmuar në Serbi.

Nga sulmi me gurë, përpos xhamit të autobusit “Bici Com”, që është thyer pas këtij sulmi, nuk raportohet të ketë pasur qytetarë të lënduar.

Sulmi me gurë mësohet të ketë shkaktuar panik të madh në mesin e pasagjerëve.

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat