Hahn: Ballkani Perëndimor me perspektivë për anëtarësim në BE

Lajme

Hahn: Ballkani Perëndimor me perspektivë për anëtarësim në BE

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 11:58
Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të veçantë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai në një intervistë për mediat serbe në pyetjen nëse debati për  BE-në ka pasoja negative për afrimin  e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se kjo nuk është kurrëfarë çështje.

“Për Turqinë, ne kemi mandat për negociata me rezultate . Në vendet e Ballkanit Perëndimor ka një perpsketivë specifike për anëtarësim në BE”, theksoi Hahn.

Ndërkaq, sa i përket rreziqeve të islamizmit radikal dhe terrorizmit në Evropë, ai tha se kontinenti i vjetër është përballur me një strukturë krejtësisht të re të kërcënimeve.

“Më parë, objektivat e sulmit ishin personalite  por sot të gjithë mund të preken. Në BE dhe më gjerë duhet të intensifikohet dhe të përmirësohet bashkëpunimi  dhe shkëmbimi i informacionit”, shtoi ai.

Sipas eurokomesarit, Komisioni Evropian ka paraqitur disa propozime për një luftë më efikase kundër terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat