Mediet serbe sulmojnë mediet shqiptare dhe ish-presidentin Mesiç që thotë se “Serbia e madhe nuk do të ndodhë kurrë”

Lajme

Mediet serbe sulmojnë mediet shqiptare dhe ish-presidentin Mesiç që thotë se “Serbia e madhe nuk do të ndodhë kurrë”

Nga: F.B. Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:03
Mesiç

Pothuajse të gjitha mediet serbe janë duke u marr dhe sulmuar jo vetëm ish presidentin kroat Mesiç për deklaratën e tij se “Serbia e madhe nuk do mund të krijohet dhe Vuçiç është i njëjtë me kriminelin Millosheviç që është përgjegjës për vrasjen e të gjitha viktimave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Novosti” shkruan se mediet shqiptare (përdoret emri fyes shqiptar) kanë publikuar deklaratën “e turpshme që fyen Vuçiçin dhe kërcënon se Serbia kur nuk do bëhet e ‘madh’”.

Ish presidenti kroat Mesiç ka deklaruar në tubimin gjithëshqiptar, ndërballkanik dhe euro-atlantik se “Serbia e madhe nuk do krijohet kurrë, ndërsa njerëzit si krimineli Millosheviç që synojnë ekspansionin serb vazhdojnë të jenë në pushtet duke aluduar në Vuçiçin”.

Deklarata e tij “ e turpshme” sipas “Novosti” ku fyhet presidenti i Serbisë Vuçiç për të cilin aludohet se është kriminel si Millosheviç u publikua gjerësisht në mediet shqiptare.

Mesiç ka deklaruar se Millosheviçi është përgjegjësi kryesor për viktimat në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë.

“Jam mirënjohës që jam këtu në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës” ka thënë ai duke përmendur shkapërderdhjen e përgjakshme të Jugosllavisë ku rolin kyç e kishte Beogradi.

Ai nuk u ndal me kaq shkruan “Novosti” foli edhe për tendencën sipas tij të Beogradit për krijimin e “Serbisë së Madhe”.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se shkatërrimi i Jugosllavisë për fat keq erdhi nga ata që duan Serbinë e Madhe dhe unë ju them se ajo nuk do bëhet kurrë, për ata që mendojnë se mund të bëhen shtet i madh, ju them se Serbia është shtet i vogël në Ballkan” ka thënë Mesiç, shkruan “Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat